Fillon Implementimi i Projektit për Vendosjen e Numrave të Objekteve dhe Ndërlidhjes së Qytetarit me Adresë Zyrtare
Fillon Implementimi i Projektit për Vendosjen e Numrave të Objekteve dhe Ndërlidhjes së Qytetarit me Adresë Zyrtare.
Sot, vizituam Komunën e Pejës për të parë nga afër implementimin e projektit të vendosjes së numrave të objekteve (publike dhe private), si dhe projektin për ndërlidhjen e qytetarëve me adresën zyrtare.
Gjithsej, në 22 komuna të vendit do të instalohen mbi 330,000 numra zyrtar të adresave – një hap i rëndësishëm drejt standardizimit të adresave, që do t'i ndihmojë qytetarët në regjistrimin e adresave të sakta, do të përmirësojë sigurinë dhe do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin më të mirëfilltë urban të komunave.
Ndërsa, projekti i ndërlidhjes së qytetarit me adresën zyrtare do të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët, përfshirë, por jo vetëm:
- Adresë unike për të gjitha shërbimet komunale, si pranimi i faturave për ujë dhe energji elektrike;
- Planifikim më të mirë të shërbimeve shëndetësore, sa më afër qytetarëve;
- Organizim efektiv të çerdheve dhe shërbimeve të tjera komunale;
- Pranimin e dokumenteve në adresën tuaj dhe shumë përparësi të tjera.
Urojmë të gjithë qytetarët dhe komunat për këtë iniciativë dhe inkurajojmë angazhimin e tyre në mirëmbajtjen e sistemit të adresave.