Lajmet

06 nëntor 2024

Punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë vazhdojnë

Punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë vazhdojnë.
Pamje nga punimet në rrugën Prishtinë - Mitrovicë ku ka filluar vendosja e pahive, ndërtimi i trotuarit, dhe shtrimi i shtresës së tretë dhe të fundit të asfaltit.

Lexo dhe:

Nga tash e tutje MMPHI organizon trajnimin dhe dhënien e provimit për menaxher të transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave dhe kualifikimin profesional për shofer profesionist

Nga tash e tutje MMPHI organizon trajnimin dhe dhënien e provimit për menaxher të transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave dhe kualifikimin profesional për shofer profesionist.
Pas hyrjes në fuqi të udhëzimit të ri administrativ, janë nënshkruar edhe vendimet që rrjedhin nga ky UA. Me anë të këtij procesi synohet fuqizimi dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve në fushën e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave për të mundësuar qasjen në tregun rajonal dhe europian.
Nga tani e tutje, të gjitha trajnimet dhe certifikimet përkatëse për kandidatët do të jenë shumëfish më të ulëta. Nga 300 euro, sa ishte kostoja e trajnimit dhe rilicensimit për menaxher për 10 vite me radhë, me hyrjen në fuqi të UA të përpiluar nga ne dhe vendimet e nxjerra, kandidatit do t'i kushtojë vetëm 35 euro për herë të parë dhe 15 euro për rilicensim.
Deri tani, ky proces është përcjellë me shkelje dhe dyshime për korrupsion. Nga viti 2009 deri në vitin 2023, nuk janë inkasuar mjetet në buxhetin e shtetit nga institucionet përkatëse për këto pagesa, ashtu siç parashihej në udhëzimin administrativ.
Nëse vetëm një kandidat ka paguar 300 euro, që nuk janë reflektuar si të hyra në buxhet, mund ta imagjinoni sa mjete është dëmi që i është shkaktuar shtetit. Ndonëse hetimet kanë nisur pas raportimit dhe iniciativës tonë para shumë kohësh, ende nuk ka asnjë veprim konkret nga ana e Prokurorisë.
Njoftohen të gjithë kandidatët që janë në listën e pritjes për t'u certifikuar apo rilicensuar që nga tani e tutje do ta kenë mundësinë t'i përfundojnë trajnimet dhe testimet e nevojshme në MMPHI, pra në departamentin përkatës.
Lexo më shumë

Ministri Aliu merr pjesë në publikimin e raportit të studimit “Studim i përbashkët rreth mundësive dhe sfidave për drejtësinë mjedisore me gjithëpërfshirje gjinore” nga UNDP në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë

Ministri Aliu merr pjesë pjesë në publikimin e raportit të studimit “Studim i përbashkët rreth mundësive dhe sfidave për drejtësinë mjedisore me gjithëpërfshirje gjinore” nga UNDP në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.
Si ministri, kemi qenë aktivë në procesin e hulumtimit duke kontribuar me informacione dhe perspektiva nga ekspertiza jonë.
Kjo iniciativë vërteton edhe njëherë bashkëpunimin e ngushtë me Zyrën e UNDP-së në Kosovë, dhe fuqizon partneritetin tonë në adresimin e sfidave të drejtësisë mjedisore, përfshirë gjithashtu rëndësinë e përfshirjes gjinore.
Studimin e plotë mund ta gjeni në vegzën në vijim: https://www.undp.org/.../joint-study-opportunities-and...
Lexo më shumë