Ministri Aliu po merr pjesë në panairin ndërkombëtar InnoTrans 2024 në Berlin,ndër panairet kryesore ndërkombëtare për hekurudha dhe transport
Ministri z.Aliu pati kënaqësinë të takoj Ministrin e Transportit dhe Digjitalizimit të Gjermanisë z.Volker Wissing, me të cilin potencuam mes tjerash edhe finalizimin e marrëveshjes për transportin rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave mes dy shteteve.
Në margjinat e këtij panairi shfrytëzuam rastin të takohemi me kompaninë kosovare “Rexhi Group” e cila është ndër kompanitë lidere në prodhimin e mjeteve hekurudhore e automobilistike.
Poashtu takuam përfaqesuesit e kompanisë “Stadler” dhe kompanisë “Wabtec” me të cilët diskutuam për mundësinë e bashkëpunimit në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve hekurudhore në vendin tonë.