Ministri Aliu mban takim jo formal me ministrat të transportit të BE-së të organizuar nga presidenca hungareze e Këshillit të BE
Bas.hkë me Ambasadorin Delfin Pllana dhe Zëvendës - shefen e misionit, Albana Bylykbashi mbajtëm takim jo formal me ministrat të transportit të BE-së të organizuar nga presidenca hungareze e Këshillit të BE -së në Budapest, ku përveç ministrave të transportit nga BE, në takim pjesmarrës ishin edhe ministrat e vendeve nga Ballkani Perëndimor, Moldavia dhe Gjeorgjia, si dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe organizatave transportuese.
Gjatë sesioneve u bisedua për prioritetet, si faktor kyç në integrimin ekonomik dhe përmirsimin e konkurrencës në sektorin e transportit të BE-së, përmirësimin e lidhjes mes BE-së dhe vendeve fqinje, transportin i gjelbër dhe digjitalizimin e transportit, me fokus të veçantë edhe në sektorin hekurudhor për masat dhe strategjitë e nevojshme.
Qeveria e Kosovës synon të zhvilloj rrjetin e saj hekurudhor dhe ta lidh atë me rrjetin më të gjerë evropian, gjë që do të përmirësojë lidhjen e Kosovës dhe do të ofrojë mundësi për rritje tregtare dhe ekonomike, përveç kësaj, përmirësimi i hekurudhave do të kontribuojë edhe në përmirësimin e sigurisë rrugore, qëndrueshmërisë dhe aspektin mjedisor.