Për përmirësimin e kushteve të banimit dhe sigurimin e banimit për qytetarët në nevojë
Lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët që sot në mbledhjen e 214-të të Qeverisë, miratuam Projektligjin për Banimin Social dhe të Përballueshëm.
Qëllimi i banimit social dhe të përballueshëm është që të përmirësojë cilësinë e jetës, të zvogëlojë pabarazitë sociale dhe të sigurojë akses në një vend më të përshtatshëm dhe dinjitoz për të jetuar, duke kontribuar kështu në stabilitetin dhe mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë.
Grupet që përfitojnë nga ky ligj përfshijnë familjet me gjendje jo të mirë ekonomike, të pastrehët, të papunët, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit me qenie njerëzore, gratë dhe burrat viktima të luftës, si dhe të rinjtë e grupe të tjera që janë të përcaktuara në projektligj.