Lajmet

24 korrik 2024

Për përmirësimin e kushteve të banimit dhe sigurimin e banimit për qytetarët në nevojë

Lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët që sot në mbledhjen e 214-të të Qeverisë, miratuam Projektligjin për Banimin Social dhe të Përballueshëm.
Qëllimi i banimit social dhe të përballueshëm është që të përmirësojë cilësinë e jetës, të zvogëlojë pabarazitë sociale dhe të sigurojë akses në një vend më të përshtatshëm dhe dinjitoz për të jetuar, duke kontribuar kështu në stabilitetin dhe mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë.
Grupet që përfitojnë nga ky ligj përfshijnë familjet me gjendje jo të mirë ekonomike, të pastrehët, të papunët, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit me qenie njerëzore, gratë dhe burrat viktima të luftës, si dhe të rinjtë e grupe të tjera që janë të përcaktuara në projektligj.

Lexo dhe:

Sot, ministri Aliu vizitoi komunen e Istogut për të parë punimet Drej - Shalinovicë,“Mesha Selimoviç dhe Rusolia”, në Kashicë

Në vazhdën e vizitave të sotshme, bashkë me kryeministrin Kurti, zëvendëskryeministren Rexhepi, zëvendësministrin Durmishi, zëvendësministrin Arifaj, kryetarin e komunës së Istogut Ferati, kolegë e bashkëpunëtorë, ishim në komunën e Istogut për të parë nga afër përfundimin e punimeve të rrugëve:
➤ Drej - Shalinovicë, në vlerë prej 197 mijë euro.
➤ Rrugën “Jusuf Kovaçeviç” në Dobrushë, në vlerë prej 90 mijë euro.
Po ashtu, vizituam rrugën:
➤ “Mesha Selimoviç dhe Rusolia”, në Kashicë, ku po kryhen punimet e fundit në prag të hapjes për qarkullimin e automjeteve, në vlerë prej 497 mijë euro.
Të gjitha këto rrugë jo vetëm që shkurtojnë kohën e udhëtimit, por edhe rrisin sigurinë rrugore për të gjithë banorët e zonës. Një falënderim për të gjithë punonjësit, të cilët falë angazhimit të tyre bën të mundur përfundimin e këtyre rrugëve.
Lexo më shumë

Në luftën kundër krimeve mjedisore, aksionin e radhës me Task Forcën e Gjelbë

Në luftën kundër krimeve mjedisore, aksionin e radhës me Task Forcën e Gjelbër, e realizuam në Parkun Kombëtar “Sharri”, në afërsi të majës së Lubotenit.
Gjatë inspektimit kemi identifikuar një ndërtim pa leje në ndërtim e sipër në pronë publike, ndaj të cilit i kemi inicuar procedurat ligjore.
MMPHI nuk do të ketë asnjë kompromis ndaj krimeve të mjedisit. Ne nuk do të ndalemi deri në eliminimin e plotë të kësaj dukurie negative.
Lexo më shumë