Lajmet

17 korrik 2024

Nënshkruhet memorandumi për rindërtimin e 114 zonave kadastrale për 32 komuna të Kosovës

Pas miratimit të Ligjit për Kadastër, si dhe pas hartimit dhe nënshkrimit të një sërë pakoje të udhëzimeve administrative, sot është hapur një etapë të re për rindërtimin e kadastrit.
Këto projekte janë jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin tonë dhe do të mund të realizohen në bashkëpunim të ngushtë në mes të nivelit qendror, ministrisë, komunave, agjencisë kadastrale dhe të gjitha drejtorive që kanë të bëjnë me pronat, njëherit përmes projektit të RK-së do të inçizohen edhe objektet pa leje, të cilat do t’i kursejnë qytetarëve një shumë të majme për matjet gjeodezike të tyre, e po ashtu lehtësojë legalizimin e objekteve.
Tashmë, jemi angazhuar maksimalisht për realizimin e projektit të Rindërtimit të Informacioneve Kadastrale të cilat do të përfshijnë 114 Zona Kadastrale, dhe përfitues të drejtpërdrejtë nga ky projekt do të jenë qytetarët e zonave kadastrale në të gjitha Komunat e vendit.

Lexo dhe:

Përurohet përfundimi i punimeve i “Rrugës 14 dhjetori - Unaza e Vogel e Qytetit, në Shtime”, në vlerë totale prej 382,542.00 euro

Sot përuruam përfundimin e punimeve të “Rrugës 14 dhjetori - Unaza e Vogel e Qytetit, në Shtime”, në vlerë totale prej 382,542.00 euro.
Bashkë me kryetarin e komunës, Qemajl Aliun, ishim në vizitë në terren, me rastin e përfundimit të punimeve. Ky projekt përfshinë shtegun për biçikleta, trotuaret, ndriçimin publik, dhe hapësira të dedikuara për qytetarët, njëherit ndërlidhet me rrugët "Adem Jashari" dhe "Anton Çeta".
Vazhdojmë më tej me projekte tjera të rëndësishme në dobi të qytetarëve...
Lexo më shumë

Sot, ministri Aliu priti në takim shefen e UNICEF-it në Kosovë, znj. Veronika Vashchenko

Sot, ministri Aliu priti në takim shefen e UNICEF-it në Kosovë, znj. Veronika Vashchenko, të cilës i uroj mirëseardhje, e njëherazi dhe për detyrën e saj të re.
Në kuadër të këtij takimi u njoftua me punën dhe angazhimin tonë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me ç’rast në frymën e thellimit të bashkëpunimit tonë, potencuam vullnetin e përbashkët për bashkëpunimin e ndërsjellë e të mundshëm për projekte që do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.
Lexo më shumë