Përmes projektit FLOWS të bashkëfinancuar nga Banka Botërore, Qeveria Zvicerane dhe BE-ja, u prezantua studimi krahasimor për digën e Kamenicës
Sot përmes projektit FLOWS të bashkëfinancuar nga Banka Botërore, Qeveria Zvicerane dhe BE-ja, u prezantua studimi krahasimor për digën e Kamenicës në mes të lokacioneve të Kremenatës dhe Desivojcës.
Konsulenca Italiane me përkrahje të ekspertëve të Bankës, ka rekomanduar përzgjedhjen e digës së Desivojcës si opsionin e preferuar për t'u zhvilluar, për shkak të karakteristikave dukshëm më të mira të masës shkëmbore dhe rrezikut më të ulët gjeologjik në krahasim me atë të Kremenatës.
Disponueshmëria më e madhe e ujit në Desivojcë përputhet shumë më mirë me kërkesën e parashikuar për ujë, duke siguruar kështu një furnizim më të besueshëm me ujë dhe kapacitet më të mirë rregullues të rezervuarit, njëherit duke mundësuar rritje të mundshme të vëllimit të rezervuarit, kapacitet më të madh të ruajtjes së ujit dhe menaxhim më të mirë të përmbytjeve.