Ministri Aliu u takua me z. Stefan Mager (përfundim të mandatit) me Menaxherin e Programit të Menaxhimit të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkore nga GIZ
Me rastin e përfundimit të mandatit të tij, sot u takova me Menaxherin e Programit të Menaxhimit të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkore nga GIZ, z. Stefan Mager.
Me z. Mager, kemi pasur mundësinë që të bashkëpunojmë në projektet dhe synimet tona të përbashkëta për një mjedis më të shëndetshëm dhe avancimin e agjendës mjedisore të vendit.
E falënderova përzemërsisht për kontributin e tij të çmuar gjatë gjithë këtyre viteve.