Lajmet

27 maj 2024

𝐍𝐣𝐞̈ 𝐒𝐭𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐌𝐨𝐧𝐢𝐭𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐂𝐢𝐥𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐀𝐣𝐫𝐢𝐭, 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈

𝐍𝐣𝐞̈ 𝐒𝐭𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐌𝐨𝐧𝐢𝐭𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐂𝐢𝐥𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐀𝐣𝐫𝐢𝐭, 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈.
Në kuadër të detyrave dhe aktivitete tona, tani kemi vendosur një stacion mobil në Kodrën e Trimave, stacion ky, i pajisur me të gjitha parametrat e nevojshëm, ashtu siç janë edhe stacionet e tjera për monitorimin e cilësisë se ajrit.
Të dhënat nga monitorimi i cilësisë se ajrit mund ti gjeni ne Portalin e Cilësisë se Ajrit në kohe reale ne këtë link:
Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë, dhe ligjeve vendore, si dhe duke respektuar këto kritere stacionet janë shpërndarë në nëntë (9) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Brezovicë, Hani i Elezit dhe Gjilan.

Lexo dhe:

Miratohet 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐩𝐫𝐨𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐧𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐏𝐚𝐥𝐮𝐚𝐣𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞

Për rritjen e sigurisë të së drejtave pronësore në Kosovë dhe ngritjen e sigurisë juridike për të gjithë, miratohet 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐩𝐫𝐨𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐧𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐏𝐚𝐥𝐮𝐚𝐣𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞.
Përmes këtij Projektligji adresohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për procedurat e shpronësimit të pronës së paluajtshme në Republikën e Kosovës. Hartimi i këtij projektligji me propozimet për zbatim më të lehtë të tij, rezulton në plotësimin e prioriteteve të Qeverisë, si dhe ky projektligj nuk përmban elemente diskriminuese, njëherit për zbatimin e tij nuk nevojiten mjete të konsiderueshme buxhetore.
Lexo më shumë

Ministri Aliu, priti në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves

Ministri Aliu, priti në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves
Ambasadorit i urova mirëseardhje në Prishtinë, njëherazi e urova për detyrën e re të tij, dhe e falënderova për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Mbretëria e Bashkuar për shtet-ndërtimin e Kosovës.
Në kuadër të këtij takimi e njoftova me punën, projektet dhe angazhimin tonë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe diskutuam në përgjithësi mbi marrëdhëniet dy-palëshe në mes dy vendeve tona, në nivelin politik, e në veçanti atë ekonomik.
Lexo më shumë