Lajmet

28 maj 2024

Ministri Aliu, priti në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves

Ministri Aliu, priti në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves
Ambasadorit i urova mirëseardhje në Prishtinë, njëherazi e urova për detyrën e re të tij, dhe e falënderova për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Mbretëria e Bashkuar për shtet-ndërtimin e Kosovës.
Në kuadër të këtij takimi e njoftova me punën, projektet dhe angazhimin tonë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe diskutuam në përgjithësi mbi marrëdhëniet dy-palëshe në mes dy vendeve tona, në nivelin politik, e në veçanti atë ekonomik.

Lexo dhe:

𝐍𝐣𝐞̈ 𝐒𝐭𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐌𝐨𝐧𝐢𝐭𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐂𝐢𝐥𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐀𝐣𝐫𝐢𝐭, 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈

𝐍𝐣𝐞̈ 𝐒𝐭𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐌𝐨𝐧𝐢𝐭𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐂𝐢𝐥𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐀𝐣𝐫𝐢𝐭, 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈.
Në kuadër të detyrave dhe aktivitete tona, tani kemi vendosur një stacion mobil në Kodrën e Trimave, stacion ky, i pajisur me të gjitha parametrat e nevojshëm, ashtu siç janë edhe stacionet e tjera për monitorimin e cilësisë se ajrit.
Të dhënat nga monitorimi i cilësisë se ajrit mund ti gjeni ne Portalin e Cilësisë se Ajrit në kohe reale ne këtë link:
Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë, dhe ligjeve vendore, si dhe duke respektuar këto kritere stacionet janë shpërndarë në nëntë (9) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Brezovicë, Hani i Elezit dhe Gjilan.
Lexo më shumë

Sërish sekuestrim pajisjesh

Gjatë aksionit të sotëm të Task Forcës së Gjelbër, inspektuam seperatorët e zhavorrit përgjatë pellgut të Drinit të Bardhë.

Gjatë inspektimeve, me urdhër të prokurorit, sekuestruam pesë (5) pajisje seperuese dhe një (1) mjet pune (ngarkues me lopatë), tek dy operatorë ekonomik ilegal.

Ne nuk do të ndalemi në luftën tonë kundër krimeve mjedisore, deri në eliminimin e plotë të operatorëve ilegalë.

Lexo më shumë