Lajmet

23 maj 2024

Takim me homologen Kumbaro për bashkëpunim të ndërsjellë, për të çuar përpara projekte të përbashkëta, për një mjedis më të shëndetshem e për ruajtjen e vlerave të jashtëzakonshme mjedisore, ekonomike, shkencore, e kulturore të vendeve tona

Si gjithmonë, një kënaqësi e veçantë që të takohem me miken e homologen time nga Republika e Shqipërisë, 🇦🇱 Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro Furxhi, kësaj rradhe në Prishtinë.
Gjithnjë të gatshëm për bashkëpunim të ndërsjellë, për të çuar përpara projekte të përbashkëta, për një mjedis më të shëndetshem e për ruajtjen e vlerave të jashtëzakonshme mjedisore, ekonomike, shkencore, e kulturore të vendeve tona.

Lexo dhe:

Për përmirësimin e kushteve të banimit dhe sigurimin e banimit për qytetarët në nevojë

Lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e vendit që sot me 80 vota PËR, u ratifikua marrëveshja e kredisë prej 25 milionë euro, në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi social adekuat”.
Marrëveshja përfshin ngritjen e njësive të banimit social duke renovuar njësitë ekzistuese, shndërrimin e ndërtesave ekzistuese në banesa të reja sociale, si dhe ndërtimin e banesave të reja të banimit social e të tjera.
Qëllimi i banimit social adekuat është që të përmirësojë cilësinë e jetës, të zvogëlojë pabarazitë sociale dhe të sigurojë akses në një vend më të përshtatshëm dhe dinjitoz për të jetuar, duke kontribuar kështu në stabilitetin dhe mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë.
Lexo më shumë

Tetova më afër me Prizrenin dhe Kosovën

Tetova më afër me Prizrenin dhe Kosovën.
Kuvendi i Kosovës me 82 vota PËR, miratoi Projektligjin nr.08/ L-293 për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧-𝐓𝐞𝐭𝐨𝐯𝐞̈.
Lexo më shumë