Lajmet

18 prill 2024

Fillon ndërtimi i Digës së Dragaçinës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit

Urime të gjithë qytetarëve të Therandës për një fillim të mbarë të Ndërtimit të Digës së Dragaçinës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit. ✅
Diga e Liqenit të Dragaçinës në Therandë, me vlerë të parashikuar investive prej rreth 40 milionë euro, e volum total të rezervuarit për nivelin normal te operimit prej 13.1 milionë m3, tashmë është drejt realizimit.
Pas prezantimit të Studimit të Fizibilitetit, para zyrtarëve të MMPHI-së dhe qytetarëve të komunës së Therandës, kompania implementuese gjatë dëgjimit publik me qytetarët ka prezentuar të gjitha të gjeturat për këtë projekt vital për vendin.
Gjatë ditëve në vijim, pas inkorporimit të komenteve, do të dorëzohet projekti në Ministri, për të vazhduar më tej me hartimin e projektit kryesor dhe dizajnit. Kjo digë është njëra nga 5 digat e reja që po punohet me intensitet të lartë, dhe është investim i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Lexo dhe:

Rruga Junik-Gjeravicë, me impakt të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik për të gjithë zonën e Dukagjinit

Rruga Junik-Gjeravicë, me impakt të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik për të gjithë zonën e Dukagjinit
Kjo rrugë do të ngris në një piedestal më të lartë turizimin malor e atë dimëror në vendin tonë, e poashtu do të nxjerrë në pah fushëpamjen panoramike të zonës së bukur të maleve të Gjeravicës dhe Alpeve Shqiptare.
Lexo më shumë

Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit me komunën e Prishtinës për bashkëfinancimin e Projekteve Infrastrukturore, ku si MMPHI po e financojmë Komunën me 1,500,000€

Sot u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit me komunën e Prishtinës për bashkëfinancimin e Projekteve Infrastrukturore, ku si MMPHI po e financojmë Komunën me 1,500,000€.
Qëllimi i këtij Memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore për projektet si më poshtë:
🔹 Ndërlidhja e rrugës Kolovicë - Sofali;
🔹 Vazhdimi i rrugës "Bajram Bahtiri", rrugë kjo me 4 korsi; si dhe
🔹 Kyçja në rrethin e Lakrishtës (ndërlidhja e Unazës së qytetit me rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë - Mitrovicë dhe rreth rrotullimin e Lakrishtës).
Njashtu, ditëve në vijim do të nënshkruhen memorandumet me Komuna tjera për projekte që janë në interes të qytetarëve, e që ndërlidhen me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Lexo më shumë