Lajmet

13 mars 2024

Në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi për shpronësimin e pronës të Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”


Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, miratuam vendimin preliminar për shpronësimin e pronës së paluajtshme për realizimin e Projektit për konservimin dhe restaurimin e shtëpisë së Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”.

Si Qeveri jemi të përkushtuar që kompleksi të marrë formën më meritore të konzervimit dhe menaxhimit, për t’u përmirësuar kështu në mënyrë të kujdesshme, duke garantuar mbrojtjen e plotë e të mirëfilltë të kompleksit dhe shtëpive.

Kompleksi Memorial “Masakra e Reçakut”, përfshin varrezat e martirëve, murin përkujtimor, shtatoren e William Walkerit, zyret administrative, dhe në kuadër të zonës së veçantë janë edhe dy shtëpitë ku kanë ndodhur masakrat dhe janë lënë gjurmë të kujtesës së luftës, si një nga ngjarjet më të dhimbshme për popullin tonë.

Lexo dhe:

Kosova është anëtarësuar në Rrjetin Evropian të Agjencive të Mbrojtjës së Natyrës – ENCA

Kosova është pranuar anëtare me të drejta të plota në Rrjetit Evropian të Agjencive për Ruajtjen e Natyrës, e njohur si ENCA, i cili do të na ndihmojë në shkëmbimin e përvojave nga vendet e Evropës lidhur me hartimin dhe zbatimin e politikave për mbrojtjen e natyrës.

ENCA një rrjet informal, i cili nxit shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin ndërmjet partnerëve të tij. Anëtarësimi është konfirmuar në takimin plenar të anëtarëve të ENCA-s, pas shqyrtimit të kërkesës së Agjencionit per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves, përkatësisht Institutit për Mbrojtjen e Natyrës, për të qenë pjesë ë këtij rrjeti të rëndësishëm evropian që ka për qëllim mbrojtjen e natyrës.

Rrjeti ENCA identifikon sfidat e ardhshme dhe ofron informacione dhe këshilla për vendimmarrësit në fushat e ruajtjes së natyrës dhe mbrojtjes së peizazhit. ENCA bashkon ekspertizën në mbledhjen dhe analizën e provave shkencore, njohuritë e zbatimit praktik dhe përvojën në administrim dhe këshilla për politikat në lidhje me biodiversitetin, mbrojtjen e peizazhit dhe shërbimet e ekosistemit.

Për më shumë:

https://www.encanetwork.eu/default-4f5b7de45e/members

 

Lexo më shumë

Largohen shenjat e komunikacionit të shtetit të Serbisë, zëvendësohen me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës


Si MMPHI kemi marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largojmë të gjitha shenjat e komunikacionit të shtetit të Serbisë, duke zëvendësuar kështu me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës.

Do të vazhdojmë edhe ditëve në vijim deri në zëvendësimin e të gjitha shenjave.

 

Lexo më shumë