Në Agjencinë Kadastrale të Kosovës u mbajt takimi koordinues ndërinistitucional me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës
Koordinimi i ngushtë me çdo komunë është thelbi i qëllimeve tona për të përmbushur nevojat e qytetarëve tanë në fushën e pronësisë dhe kadastrit.
Në kuadër të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, është duke u mbajtur takimi koordinues ndërinistitucional me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, ku po diskutojmë rreth zhvillimeve, planeve dhe objektivave të përbashkëta në fushën e pronës dhe kadastrit. Në këtë proces të përbashkët, ne jemi të vendosur për të siguruar një sistem kadastral i cili do të jetë model për praktikat më të mira ndërkombëtare.
Përgjatë Qeverisjes sonë, kemi bërë reforma të shumta, me theks të vecantë, kemi funksionalizuar zyret e shërbimeve kadastrale në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, shpronësimet e tokave përmes procedurave ligjore duke mundësuar realizimin e rrugëve me interes nacional për vendin, shlyerjen e borxheve të shpronësimeve, reduktimin e procedurave burokatike përmes digjitalizimit të shërbimeve kadastrale, krijimin e bazës për gjeo informacion, si dhe gjurmimin elektronik të lëndëve në kadastër, kështu duke rritur transparencën e llogaridhënien publike.
Tashmë, jemi duke u angazhuar maksimalisht për realizimin e projektit të Rindërtimit të Informacioneve Kadastrale deri në 140 Zona Kadastrale, dhe përfitues të drejtpërdrejtë nga ky projekt do të jenë qytetarët e zonave kadastrale në të gjitha Komunat. Një mbështetje e madhe për Komunat është edhe finalizimi i sistemit të adresave, ku gjatë vitit të kaluar janë përditësuar të gjitha të dhënat e adresave dhe këtë vit pritet që të kompletohet edhe vendosja e tabelave me adresa të rrugëve dhe numra të hyrjeve në të gjitha Komunat ku ende nuk është përfunduar ky proces.
Gjithashtu, do të bëjmë edhe lidhjen e adresave me qytetarin, në mënyrë që adresa zyrtare të përdoret nga të gjithë. Njëkohësisht planifikojmë të rrisim kualitetin e të dhënave kadastrale në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë, si dhe të avancojmë këtë sistem me module të reja për të përmbushur të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe Institucioneve konform trendeve zhvillimore ndërkombëtare.