Lajmet

08 mars 2024

Në Agjencinë Kadastrale të Kosovës u mbajt takimi koordinues ndërinistitucional me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës

Koordinimi i ngushtë me çdo komunë është thelbi i qëllimeve tona për të përmbushur nevojat e qytetarëve tanë në fushën e pronësisë dhe kadastrit.

Në kuadër të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, është duke u mbajtur takimi koordinues ndërinistitucional me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, ku po diskutojmë rreth zhvillimeve, planeve dhe objektivave të përbashkëta në fushën e pronës dhe kadastrit. Në këtë proces të përbashkët, ne jemi të vendosur për të siguruar një sistem kadastral i cili do të jetë model për praktikat më të mira ndërkombëtare.

Përgjatë Qeverisjes sonë, kemi bërë reforma të shumta, me theks të vecantë, kemi funksionalizuar zyret e shërbimeve kadastrale në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, shpronësimet e tokave përmes procedurave ligjore duke mundësuar realizimin e rrugëve me interes nacional për vendin, shlyerjen e borxheve të shpronësimeve, reduktimin e procedurave burokatike përmes digjitalizimit të shërbimeve kadastrale, krijimin e bazës për gjeo informacion, si dhe gjurmimin elektronik të lëndëve në kadastër, kështu duke rritur transparencën e llogaridhënien publike.

Tashmë, jemi duke u angazhuar maksimalisht për realizimin e projektit të Rindërtimit të Informacioneve Kadastrale deri në 140 Zona Kadastrale, dhe përfitues të drejtpërdrejtë nga ky projekt do të jenë qytetarët e zonave kadastrale në të gjitha Komunat. Një mbështetje e madhe për Komunat është edhe finalizimi i sistemit të adresave, ku gjatë vitit të kaluar janë përditësuar të gjitha të dhënat e adresave dhe këtë vit pritet që të kompletohet edhe vendosja e tabelave me adresa të rrugëve dhe numra të hyrjeve në të gjitha Komunat ku ende nuk është përfunduar ky proces.

Gjithashtu, do të bëjmë edhe lidhjen e adresave me qytetarin, në mënyrë që adresa zyrtare të përdoret nga të gjithë. Njëkohësisht planifikojmë të rrisim kualitetin e të dhënave kadastrale në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë, si dhe të avancojmë këtë sistem me module të reja për të përmbushur të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe Institucioneve konform trendeve zhvillimore ndërkombëtare.

 

Lexo dhe:

Punimet në Rrugën Nacionale Prishtinë-Podujevë në rrugën e duhur,

Punimet në Rrugën Nacionale Prishtinë-Podujevë në rrugën e duhur, duke avancuar çdo ditë e më shumë, me një dinamikë të shpejtë në të gjitha llotet.

https://www.facebook.com/liburn.aliu/videos/384277014361934

 

Lexo më shumë

Planin për Menaxhimin e Pellgut Lumor të Drinit të Bardhë

Planin për Menaxhimin e Pellgut Lumor të Drinit të Bardhë tashmë e kemi finalizuar, e shumë shpejt do ta miratojmë në Qeveri.

Drini i Bardhë, lumi që përshkon pjesën perëndimore të Kosovës, po trajtohet më seriozitet maksimal nga Qeveria jonë, duke pasur zero tolerancë ndaj eksploatuesve që e degradojnë atë.

 

Lexo më shumë