Lajmet

01 mars 2024

Punëtori gjithëpërfshirëse me të gjithë Gjeodetët e licencuar rreth reformave legjislative në fushën e kadastrit

Në punëtorinë e sotshme, bashkëbiseduam me gjeodetë për të gjitha reformat kadastrale, si dhe prezantuam të gjitha të arriturat gjatë Qeverisjës sonë. Aprovimi i Ligjit për kadastër të pronës së paluajtshme nga Kuvendi i Kosovës në fund të vitit 2023 dhe Udhëzimet Administrative që i kemi finalizuar, kanë krijuar kushtet për krijimin e një kadastri konkurrues rajonal, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe sigurimit të qëndrueshmërsë financiare në vendin tonë.

Bashkëpunimi me të gjithë akterët, në veçanti me gjeodetë, që njëherit janë kontakti i parë me qytetarin e njëashtu me problemet e sfidat e punës në terren, u dakorduam që të bashkëpunojmë e të japim kontributin maksimal për procedurat e mëtutjeshme deri në aprovimin e udhëzimeve si dhe në realizimin e projekteve të planifikuara për vitin 2024, dhe më tej.

Agjencia Kadastrale e Kosovës

Lexo dhe:

Pas një pune intenzive, miratuam Udhëzimin Administrativ për Kontrollin e Rregullsisë Teknike për Automjete në Rrugë

Tashmë ekipet mobile të angazhuara nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do të jenë vazhdimisht në terren për kontrolla rutinore në komunikacion, për të eliminuar pjesëmarrjen e mjeteve motorike me defekte, përgjithësisht mjeteve motorike të cilët nuk i përmbushin kriteret e kontrollës teknike në komunikacion.

Përmes këtij udhëzimi tejet të rëndësishëm e të domosdoshëm, që është punuar duke marrë parasysh praktikat më të mira të rajonit dhe BE-së, do të kontribuojmë në përmirësimin e qarkullimit rrugor, shkarkimin e komunikacionit, sigurinë në trafik, por edhe në mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit.

Udhëzimin Administrativ NR.01/2024 mund t’a gjeni në vegëzën:

https://mmphi.rks-gov.net/Document/Legislations?Year=2024...

 

Lexo më shumë

Vazhdojmë me rregullimin e Ndriçimit Publik në të gjitha rrugët Nacionale dhe Rajonale

Vazhdojmë me rregullimin e Ndriçimit Publik në të gjitha rrugët Nacionale dhe Rajonale të Republikës së Kosovës, që janë nën përgjegjësinë e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Lexo më shumë