Lajmet

29 shkurt 2024

Pas një pune intenzive, miratuam Udhëzimin Administrativ për Kontrollin e Rregullsisë Teknike për Automjete në Rrugë

Tashmë ekipet mobile të angazhuara nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do të jenë vazhdimisht në terren për kontrolla rutinore në komunikacion, për të eliminuar pjesëmarrjen e mjeteve motorike me defekte, përgjithësisht mjeteve motorike të cilët nuk i përmbushin kriteret e kontrollës teknike në komunikacion.

Përmes këtij udhëzimi tejet të rëndësishëm e të domosdoshëm, që është punuar duke marrë parasysh praktikat më të mira të rajonit dhe BE-së, do të kontribuojmë në përmirësimin e qarkullimit rrugor, shkarkimin e komunikacionit, sigurinë në trafik, por edhe në mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit.

Udhëzimin Administrativ NR.01/2024 mund t’a gjeni në vegëzën:

https://mmphi.rks-gov.net/Document/Legislations?Year=2024...

 

Lexo dhe:

Bashkë me UD Drejtorin e AAC-së z. Alban Ramabaja, pritëm në një takim mirëseardhjeje udhëheqësit e delegacionit të biznismenëve nga Mbretëria e Arabisë Saudite

Sot, bashkë me UD Drejtorin e AAC-së z. Alban Ramabaja, kolegë e bashkëpunëtorë nga MPJD, pritëm në një takim mirëseardhjeje udhëheqësit e delegacionit të biznismenëve nga Mbretëria e Arabisë Saudite të prirë nga z. Hassan MUJIB BANI HUWAYZ, njëherit Kryesues i Federatës së Odave Saudite të sektorit privat bashkë me z. Abdulrahman Al-Mufarih Udhëheqës i Këshillit të Bizneseve Saudite si dhe z. Mohammed Al-Qahtani Bashkëkryesues i Këshillit të Bizneseve Saudite.

Falënderuam delegacionin për këtë vizitë shumë të rëndësishme për Kosovën, me ç’rast ju prezantova të gjitha të arriturat e shtetit të Kosovës dhe proceset zhvillimore që po i kalojmë, përfshirë këtu potencialin për investime, mundësitë, e në theks të veçantë projektet prioritare të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Po ashtu, i njoftova se tashmë jemi duke punuar në hartimin e marrëveshjes bilaterale për shërbime të transportit ajror në mes të dyja vendeve respektive, ku si AAC të dy shteteve kemi shkëmbyer draftet e marrëveshjes që do të pasohen më tutje me negocim të mëtutjeshëm nga grupet teknike, deri në formalizmin e tyre me nënshkrimin dypalësh, që përfundimisht do të mundësojë transportin direkt për udhëtarë dhe mallra në mes të dyja vendeve.

Delegacioni Saudit na falënderoi për mikpritjen, në veçanti theksuan faktin se Kosova është zgjedhur si shteti i parë në rajon për këtë vizitë, meqenëse Arabia Saudita ka konsideratë dhe një respekt të lartë për popullin tonë. Udhëheqësit e delegacionit shpjeguan qëllimin dhe planet e tyre për të gjetur mundësitë për bashkëpunimin e ndërsjellë ekonomik dhe investimet potenciale të mundshme nga ana e tyre.

Ky ishte takimi i parë në Kosovë nga ana e delegacionit të Biznesmenëve nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i përbërë nga rreth 70 përfaqësues të bizneseve nga mbretëria që arritën sot në Kosovë me një aeroplan special, vizitë kjo e organizuar nga Odat Ekonomike të të dyja shteteve bashkë me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Riad dhe institucionet simotra nga Republika e Shqipërisë.

Lexo më shumë

Punëtori gjithëpërfshirëse me të gjithë Gjeodetët e licencuar rreth reformave legjislative në fushën e kadastrit

Në punëtorinë e sotshme, bashkëbiseduam me gjeodetë për të gjitha reformat kadastrale, si dhe prezantuam të gjitha të arriturat gjatë Qeverisjës sonë. Aprovimi i Ligjit për kadastër të pronës së paluajtshme nga Kuvendi i Kosovës në fund të vitit 2023 dhe Udhëzimet Administrative që i kemi finalizuar, kanë krijuar kushtet për krijimin e një kadastri konkurrues rajonal, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe sigurimit të qëndrueshmërsë financiare në vendin tonë.

Bashkëpunimi me të gjithë akterët, në veçanti me gjeodetë, që njëherit janë kontakti i parë me qytetarin e njëashtu me problemet e sfidat e punës në terren, u dakorduam që të bashkëpunojmë e të japim kontributin maksimal për procedurat e mëtutjeshme deri në aprovimin e udhëzimeve si dhe në realizimin e projekteve të planifikuara për vitin 2024, dhe më tej.

Agjencia Kadastrale e Kosovës

Lexo më shumë