Lajmet

04 mars 2024

Rruga Prishtinë - Mitrovicë, po bëhet

Filluam javën me vizitë tek lokacioni ku po zhvillohen Punimet Ndërtimore të Rrugës Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë.

Me gjatësi prej 9.78 km, punët ndërtimore përfshijnë zgjerimin e rrugës ekzistuese, rrugë kjo me katër korsi, me dy drejtime të ndara, me korsi secila prej 3.75m gjerësi, e po ashtu edhe me korsi ndihmëse në të dyja anët me gjerësi prej 2.0m, si dhe objekte ndihmëse dhe struktura tjera infrastrukturore si ura.

Tani ky projekt është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve, një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për zhvillimin ekonomik të vendit.

Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës!

Lexo dhe:

Rregullimi i shtratit të lumit Shtimjana të Shtimës

5,000,000.00€ për Rregullimin e shtratit të lumit Shtimjana të Shtimës

  • Në Shtime, takuam kryetarin e komunës Dr. Qemajl Aliun, me të cilin nënshkruam memorandumin për rregullimin e shtratit të "Lumit Shtimjana".
  • Gjatë vizitës, pamë nga afër hapësirat e nevojshme për realizimin e punimeve për këtë investim të madh e të rëndësishëm. Me një vlerë të plotë prej 5 milionë eurove, shënohet një hap i rëndësishëm drejt përparimit dhe zhvillimit të qytetit të Shtimës.
Lexo më shumë

Bashkë me UD Drejtorin e AAC-së z. Alban Ramabaja, pritëm në një takim mirëseardhjeje udhëheqësit e delegacionit të biznismenëve nga Mbretëria e Arabisë Saudite

Sot, bashkë me UD Drejtorin e AAC-së z. Alban Ramabaja, kolegë e bashkëpunëtorë nga MPJD, pritëm në një takim mirëseardhjeje udhëheqësit e delegacionit të biznismenëve nga Mbretëria e Arabisë Saudite të prirë nga z. Hassan MUJIB BANI HUWAYZ, njëherit Kryesues i Federatës së Odave Saudite të sektorit privat bashkë me z. Abdulrahman Al-Mufarih Udhëheqës i Këshillit të Bizneseve Saudite si dhe z. Mohammed Al-Qahtani Bashkëkryesues i Këshillit të Bizneseve Saudite.

Falënderuam delegacionin për këtë vizitë shumë të rëndësishme për Kosovën, me ç’rast ju prezantova të gjitha të arriturat e shtetit të Kosovës dhe proceset zhvillimore që po i kalojmë, përfshirë këtu potencialin për investime, mundësitë, e në theks të veçantë projektet prioritare të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Po ashtu, i njoftova se tashmë jemi duke punuar në hartimin e marrëveshjes bilaterale për shërbime të transportit ajror në mes të dyja vendeve respektive, ku si AAC të dy shteteve kemi shkëmbyer draftet e marrëveshjes që do të pasohen më tutje me negocim të mëtutjeshëm nga grupet teknike, deri në formalizmin e tyre me nënshkrimin dypalësh, që përfundimisht do të mundësojë transportin direkt për udhëtarë dhe mallra në mes të dyja vendeve.

Delegacioni Saudit na falënderoi për mikpritjen, në veçanti theksuan faktin se Kosova është zgjedhur si shteti i parë në rajon për këtë vizitë, meqenëse Arabia Saudita ka konsideratë dhe një respekt të lartë për popullin tonë. Udhëheqësit e delegacionit shpjeguan qëllimin dhe planet e tyre për të gjetur mundësitë për bashkëpunimin e ndërsjellë ekonomik dhe investimet potenciale të mundshme nga ana e tyre.

Ky ishte takimi i parë në Kosovë nga ana e delegacionit të Biznesmenëve nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i përbërë nga rreth 70 përfaqësues të bizneseve nga mbretëria që arritën sot në Kosovë me një aeroplan special, vizitë kjo e organizuar nga Odat Ekonomike të të dyja shteteve bashkë me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Riad dhe institucionet simotra nga Republika e Shqipërisë.

Lexo më shumë