Sot u mbajt takimi me donatorë, me ç’rast prezantuam Listën e Projekteve Prioritare për sektorin e mjedisit
Në prezencën e përfaqësuesve diplomatikë në Kosovë, institucioneve financiare ndërkombëtare, si dhe institucioneve qendrore dhe lokale, sot zhvilluam takimin me donatorë, me ç’rast prezantuam Listën e Projekteve Prioritare për sektorin e mjedisit, e cila pritet të miratohet nga Komisioni për Planifikim Strategjik, nën udhëheqjen e Kryeministrit të Kosovës.
Duke falënderuar të gjitha institucionet financiare, të cilat përmes donacioneve të tyre dhe kredive kanë mbështetur zhvillimin e projekteve për mjedisin, kërkova nga partnerët tanë zhvillimorë t’a vazhdojnë edhe më tej mbështetjen e tyre, në mënyrë që të fillohet me vazhdimin e projekteve të cilat janë në zbatim e sipër si dhe realizimin e projekteve të reja.