Lajmet

24 janar 2024

Sot u mbajt takimi me donatorë, me ç’rast prezantuam Listën e Projekteve Prioritare për sektorin e mjedisit

Në prezencën e përfaqësuesve diplomatikë në Kosovë, institucioneve financiare ndërkombëtare, si dhe institucioneve qendrore dhe lokale, sot zhvilluam takimin me donatorë, me ç’rast prezantuam Listën e Projekteve Prioritare për sektorin e mjedisit, e cila pritet të miratohet nga Komisioni për Planifikim Strategjik, nën udhëheqjen e Kryeministrit të Kosovës.

Duke falënderuar të gjitha institucionet financiare, të cilat përmes donacioneve të tyre dhe kredive kanë mbështetur zhvillimin e projekteve për mjedisin, kërkova nga partnerët tanë zhvillimorë t’a vazhdojnë edhe më tej mbështetjen e tyre, në mënyrë që të fillohet me vazhdimin e projekteve të cilat janë në zbatim e sipër si dhe realizimin e projekteve të reja.

Lexo dhe:

Ngjarja përmbyllëse e IPA 2020 "Zhvillimi institucional për modernizimin e sektorit të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë" dhe projekti “Shërbimet e Qëndrueshme Komunale”

Partneriteti dhe bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës në të dyja nivelet, atë nacional dhe lokal, si dhe ndërkombëtarë, është jetik që të kemi një zhvillim të qëndrueshëm. Përmes këtij partneriteti, Kosova tani ofron shërbim të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave me 93% mbulueshmëri, mbi 90% inkasim, si dhe territor më të pastër.

Faleminderit partnerëve strategjikë, veçanërisht Qeverisë Gjermane, zyrës së BE-së në Kosovë, si dhe GIZ Kosovo për kontributin e tyre në forcimin e menaxhimit të mbeturinave dhe avancimin e kapaciteteve institucionale.

Ne mbesim të përkushtuar për përmbushjen e standardeve evropiane, duke u angazhuar që ky sukses të vazhdojë drejt arritjes së objektivave strategjike për të ardhmen e Kosovës në familjen evropiane.

Lexo më shumë

Sot mbajtëm ceremoninë zyrtare për hapjen e korridoreve të reja ajrore që lidhin Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë

Bashkë me Kryeministrin Kurti, Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, drejtorin e Agjencionit të Shërbimit të Navigimit Ajror, Samir Bllacaku, si dhe përfaqësues diplomatikë, kolegë dhe bashkëpunëtorë, shënuam ngjarjen historike të hapjes së korridoreve të reja ajrore që lidhin Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, si një prej të arriturave më të rëndësishme drejt përpjekjeve të vazhdueshme për normalizimin e hapësirës ajrore të Kosovës.
Shkurtimi i trajektoreve të fluturimeve për dhe nga Kosova për 08-12 minuta, e bën aeroportin e Prishtinës më konkurrues me aeroportet e tjera në rajon. Ulja e kostove të fluturimit jo vetëm që ndikon në uljen e shpenzimeve për linjat ajrore, por gjithashtu kontribuon në uljen e emetimit të gazrave serrë, duke shërbyer si një dëshmi e përkushtimit tonë ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe përkrahjes së praktikave të qëndrueshme në fushën e aviacionit.
Ndërsa sot po e festojmë këtë arritje të rëndësishme, është e domosdoshme që të vazhdojmë më tej me punët e bashkërenduara me të gjithë akterët për normalizimin e hapësirës së lartë ajrore, përfshirë këtu kontrollin e plotë mbi hapësirën ajrore të lartë, ku bashkë me ASHNA, si një lojtar kyç në këtë proces, si në aspektin teknik ashtu edhe profesional, po angazhohemi maksimalisht në këtë drejtim.
Lexo më shumë