Takim me ministren për Marrëdhënie me Parlamentin në Republikën e Shqipërisë, Znj. Elisa Spiropali, dhe Kryetarin e Komunës së Shkodrës, Z. Benet Beci
Vizitë në Shkodër, ku, në shoqëri të deputetes, njëherit Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Znj. Mimoza Kusari Lila dhe bashkëpunëtorëve tanë, patëm nderin që të takohemi me Ministren për Marrëdhënie me Parlamentin në Republikën e Shqipërisë, Znj. Elisa Spiropali, dhe Kryetarin e Komunës së Shkodrës, Z. Benet Beci.
Një takim e bashkëbisedim i shkëlqyer për një gamë të gjerë temash të cilat aktualisht janë në tryezën e punës, si dhe për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe kultivimin e një vizioni të përbashkët për kombin tonë.
Projektet e përbashkëta strategjike dhe kombëtare, si hekurudha Durrës-Prishtinë, tashmë janë më se evidente, në veçanti për krijimin e lidhjes substanciale në mes qyteteve Gjakovë dhe Shkodër, të cilat në aspektin historik janë të lidhura ngushtë mes vete.