Lajmet

19 janar 2024

Takim me ministren për Marrëdhënie me Parlamentin në Republikën e Shqipërisë, Znj. Elisa Spiropali, dhe Kryetarin e Komunës së Shkodrës, Z. Benet Beci

Vizitë në Shkodër, ku, në shoqëri të deputetes, njëherit Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Znj. Mimoza Kusari Lila dhe bashkëpunëtorëve tanë, patëm nderin që të takohemi me Ministren për Marrëdhënie me Parlamentin në Republikën e Shqipërisë, Znj. Elisa Spiropali, dhe Kryetarin e Komunës së Shkodrës, Z. Benet Beci.

Një takim e bashkëbisedim i shkëlqyer për një gamë të gjerë temash të cilat aktualisht janë në tryezën e punës, si dhe për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe kultivimin e një vizioni të përbashkët për kombin tonë.

Projektet e përbashkëta strategjike dhe kombëtare, si hekurudha Durrës-Prishtinë, tashmë janë më se evidente, në veçanti për krijimin e lidhjes substanciale në mes qyteteve Gjakovë dhe Shkodër, të cilat në aspektin historik janë të lidhura ngushtë mes vete.

Lexo dhe:

Takim i rëndësishëm me kryeshefin e Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë

Takim i rëndësishëm me kryeshefin e Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), z. Dardan Velija dhe menaxhmentin e tij, ku diskutuam në lidhje me objektivat e vitit 2024.

Gjatë këtij takimi, u theksua rëndësia e objektivave të KMDK-së për vitin në vijim dhe përpjekjet e tyre për të avancuar në fushën e menaxhimit të mbeturinave. Diskutuam rreth hapave konkrete që do të ndërmarrim për të përmirësuar ndarjen dhe trajtimin e mbeturinave, përfshirë investimet në teknologji të reja.

Gjithashtu, bëmë një vizitë në deponinë e Gjilanit, ku u vërejt potenciali për investime në ndarjen e mbeturinave. Ky veprim shihet si një hap drejt realizimit të objektivave të KMDK-së dhe një kontribut i domosdoshëm i zhvillimit të ekonomisë qarkore, duke theksuar rëndësinë e përdorimit të burimeve të riciklueshme dhe praktikave mjedisore.

Lexo më shumë

Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Kompanitë e kontraktuara nga MMPHI, janë në terren për pastrimin e akseve rrugore nga bora, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve që nga orët e hershme të mëngjesit.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë vozitjes si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Jemi vazhdimisht në terren për t'u siguruar se po punohet me intensitet të shtuar për pastrimin e rrugëve, duke u kujdesur për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve nëpër rrugët e Kosovës.

 

Lexo më shumë