Lajmet

19 janar 2024

Takim i rëndësishëm me kryeshefin e Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë

Takim i rëndësishëm me kryeshefin e Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), z. Dardan Velija dhe menaxhmentin e tij, ku diskutuam në lidhje me objektivat e vitit 2024.

Gjatë këtij takimi, u theksua rëndësia e objektivave të KMDK-së për vitin në vijim dhe përpjekjet e tyre për të avancuar në fushën e menaxhimit të mbeturinave. Diskutuam rreth hapave konkrete që do të ndërmarrim për të përmirësuar ndarjen dhe trajtimin e mbeturinave, përfshirë investimet në teknologji të reja.

Gjithashtu, bëmë një vizitë në deponinë e Gjilanit, ku u vërejt potenciali për investime në ndarjen e mbeturinave. Ky veprim shihet si një hap drejt realizimit të objektivave të KMDK-së dhe një kontribut i domosdoshëm i zhvillimit të ekonomisë qarkore, duke theksuar rëndësinë e përdorimit të burimeve të riciklueshme dhe praktikave mjedisore.

Lexo dhe:

Për 3 vite të Qeverisjes janë eliminuar mbi 1500 deponi ilegale

Koordinimi i suksesshëm ndër-institucional, ka rezultuar në eliminimin e mbi 1500 deponive ilegale në tre vitet e fundit në Kosovë.


Largimi dhe eliminimi i qëndrueshëm i këtyre deponive ka rëndësi të madhe për shëndetin e qytetarëve, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm të aktiviteteve, përmes kalimit në ekonominë qarkore dhe shfrytëzimit të hapësirave për qëllime rekreative. Kjo gjithashtu shpreh përkushtimin tonë për arritjen e standardeve mjedisore të Bashkimit Evropian, duke synuar integrimin tonë.

Si rezultat i bashkëpunimit të frytshëm dhe partneritetit shumë-palësh dhe punës aktive sistematike, MMPHI, Komuna të Republikës së Kosovës, Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës, dhe partnerët ndërkombëtar, si GIZ Kosovo, nëpërmjet qeverisë gjermane dhe BMZ, por dhe veçanërisht të rolit aktiv të Bashkimit Evropian (European Union in Kosovo), është arritur që në tre vite të eliminohen përmbi 1500 deponi ilegale në tërë vendin.

Megjithatë, mbetet ende sfiduese numri prej rreth 700 deponive ilegale, të cilat jemi të përkushtuar që së bashku t’i eliminojmë, gjithnjë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet relevante dhe veçanërisht qytetarët. 

Lexo më shumë

Takim me ministren për Marrëdhënie me Parlamentin në Republikën e Shqipërisë, Znj. Elisa Spiropali, dhe Kryetarin e Komunës së Shkodrës, Z. Benet Beci

Vizitë në Shkodër, ku, në shoqëri të deputetes, njëherit Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Znj. Mimoza Kusari Lila dhe bashkëpunëtorëve tanë, patëm nderin që të takohemi me Ministren për Marrëdhënie me Parlamentin në Republikën e Shqipërisë, Znj. Elisa Spiropali, dhe Kryetarin e Komunës së Shkodrës, Z. Benet Beci.

Një takim e bashkëbisedim i shkëlqyer për një gamë të gjerë temash të cilat aktualisht janë në tryezën e punës, si dhe për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe kultivimin e një vizioni të përbashkët për kombin tonë.

Projektet e përbashkëta strategjike dhe kombëtare, si hekurudha Durrës-Prishtinë, tashmë janë më se evidente, në veçanti për krijimin e lidhjes substanciale në mes qyteteve Gjakovë dhe Shkodër, të cilat në aspektin historik janë të lidhura ngushtë mes vete.

Lexo më shumë