Lajmet

12 janar 2023

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit filloi fushata: përkujto, mbështet, vepro

Prishtinë

14 nëntor 2022

 

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit, sot filloi fushata: përkujto, mbështet, vepro, e cila fushatë organizohet tani e tetë vite në vendin tonë.

 

Lidhur me fillimin e kësaj fushate zëvendësministri I Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, theksoi:”Aksidentet rrugore janë shkaku kryesor I vdekjeve të njerëzve, dëmeve materiale, në përgjithësi në botë janë duke u bërë shkak I tragjedive të mëdha perersonale, kostove të mëdha sociale dhe kostove ekonomike, lëndimve të njerëzve si dhe shkaktimit të dëmtimeve të pronës publike si dhe të asaj private. 

Çdo vit mëse 1.17 milionë njerëz vdesin nga aksidenet rrugore, në gjithë botën. Çdo vit mëse 10 milionë njerëz gjatë aksidenteve janë lenduar lehtë ose janë lenduar rëndë. Aksidentet në trafikun rrugor paraqiten si problem multidisciplinar, rrjedhimisht edhe përballja me këtë problem, kërkon angazhimin e të gjithëve. Vetëm në këtë menyrë mund të kemi sukses, në uljen e aksidenteve, rrjedhimisht në numrin e personave të vdekur në trafikun rrugor, që paraqitet si problem serioz për të gjitha insitucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. Për një vit nga 2020 deri në vitin 2021, në rrugët e Kosovës, kanë humbur jetën 192 persona, një shifër shqetësuese. 

Ne si ministri dhe si institucione jemi duke investuar në çështjen e sigurisë rrugore. Që nga viti 2017 e deri në këtë vit, në 37 për qind të territorit të Kosovës, nuk ka pasur kontrata për mirëmbajtje dhe sinjalizim. Këtë vit i kemi gjashtë kontrata të nënshkruara, dhe aktualisht janë realizuar më 80 për qind të këtyre kontratave në rrjetin e sinjalistikës në gjithë territorin e Kosovës. Kjo ndikon jashtëzakonisht shumë në sigurinë rrugore. Do të kujdesemi që në vazhdimësi të kemi kontrata të tilla edhe në vitet në vazhdim, që ta rregullojmë sadopak gjendjen në aspektin e sinjalistikës. Të gjithë ne jemi pjesëmarrës në trafikun rrugor, e që njëkohësisht të gjithë ne jemi përgjegjës për sigurinë në komunikacionin rrugor, dhe secili nga ne mund të kontribuojmë në dobi të gjendjes së përmirësimit të gjendjes në trafikun rrugor. 

Edhe këtë vit, ne si MMPHI, së bashku me institucionet tjera, po realizojmë aktivitete për shënimin e kësaj dite, me urimet që vitet e ardhshme të kemi sa më pak aksidente rrugore, sa më pak të vdekur dhe të lënduar në trafik”. 

 

Nënkolonel Jeton Rexhepi, theksoi se Policia e Kosovës është duke punuar në rritjen e sigurisë së qytetarëve, në lëminë e sigurisë rrugore në trafikun rrugor. Nga nesër fillon, sezoni dimëror, andaj bëjmë thirrje tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, që t’I përshtaten kushteve dhe rregullave të parapara me Ligj. “ Të mos përkujtojmë viktima por të jetojmë së bashku” tha Rexhepi.

 

Ndërsa Muhamed Krasniqi,  Asociacioni Kosovar I Motorizimit (AMRKS), tha se të gjitha institucionet duhet që të bashkohemi lidhur me rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor. Njëherit Krasniqi kërkoi nga institucionet e drejtësisë që të hetohen detajisht shkaktarët e aksidenteve. 

 

Sami Mazreku, NGA Byroja Kosovare e Sigurimeve, theksoi se ka shënuar rënje e aksidente pas vendosjes së stikersave që identifikojnë automjetet  e regjistruara. Që nga vendosja e tyre ky numër ka rënë për 200-250 aksidente më pak.

 

Kjo fushatë do të zgjasë një javë, duke u zhvilluar aktivitete të ndryshme nëpër shkolla  për vetëdijësimin e nxënësve lidhur me sigurinë në trafikun rrugor, do të organizohet tryezë diskutimit: “Drejtësia në raport me aksidentet rrugore në Kosovë“, postimet e materialeve lidhur me sigurinënë komunikacionin  rrugor për të gjithë pjesëmarrësit, përmes publikimeve dhe shfaqjeve të videove në televizione dhe radio.

Ndërsa me 20 nëntor, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të vendoset instilacioni me mbishkrimin:” Drejtësi”.

Lexo dhe:

Nëshkruhet aneks memorandumi i mirëkuptimit me komunën e Kamenicës, Hanin e Elezit dhe Vushtrrinë

Nënshkruam aneks memorandumin e mirëkuptimit me komunën e Kamenicës, marrëveshjen e bashkëpunimit me komunën e Hanit të Elezit, si dhe dy aneks memorandume të mirëkuptimit me komunën e Vushtrrisë. 

 

  • Kamenicë - Financimi i Projektit për rregullimin e shtratit dhe zonave të degraduara të Lumit Desivojcë, në vlerë prej 279 mijë euro. 
  • Hani i Elezit - Financimi i Projektit për rregullimin e Parkut në rrugën “Isa Berisha”, në vlerë prej 100 mijë euro.
  • Vushtrri - Financimi i Projektit për rregullimin e shtratit të Lumit Sitnica, në vlerë prej 250 mijë euro, si dhe Projektit për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit, në vlerë prej 300 mijë euro.

 

Njashtu, do të intensifikojmë bashkëpunimin për projekte tjera që janë në interes të qytetarëve , e që ndërlidhen me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Lexo më shumë

Për herë të parë delegacioni i Republikës së Kosovës, po merr pjesë në Konferencën e COP27

Për herë të parë delegacioni i Republikës së Kosovës, po merr pjesë në Konferencën e COP27, nën Konventën e Kornizës për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara (UNFCCC) në Egjipt.

 

Delegacioni i parë nga Republika e Kosovës, kryesohet nga Ministri z. Liburn Aliu, Deputetja e Parlamentit dhe Kryesuesja e Komisionit për Mjedis, znj. Fitore Pacolli-Dalipi, dhe z. Kenan Tora, Diplomat nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. 

 

Në mbështetje të delegacionit të parë nga Republika e Kosovës janë, z.Agim Mazreku, i angazhuar nga UNDP si Analist i Politikave Mjedisore për Këshillin Ndërministror të Ndryshimeve Klimatike dhe z. Stefan Mager nga GIZ-i Gjerman.

Lexo më shumë