Lajmet

12 janar 2023

U mbajt takim i Grupit Punues Ndërministror për Planin Hapësinor të PK “Sharri”

U mbajt takimi i parë i GPNM që do të jetë në përkrahje të Institutit për Planifikim Hapësinor gjatë procesit të hartimit të Planit Hapësinor për PK “Sharri”. GPNM është i përbërë nga përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të Qeverisë që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikohen nga zhvillimet në territorin e Parku. Pjesë e rëndësishme e GPNM-së janë edhe përfaqësuesit e pesë komunave pjesëmarrëse në Park (Dragash, Prizren, Suharekë, Shtërpce dhe Kaçanik). Në takim fillimisht u prezantuan arsyet për hartimin e Planit të ri Hapësinor, duke vazhduar më tutje me hapat e rëndësishëm në procesin e hartimit të Planit. Gjatë prezantimit u potencua se ndihma dhe përkrahja e GPNM-së, në veçanti e Drejtorisë së PK “Sharri” është shumë e rëndësishme për faktin se të dhënat, rekomandimet dhe vërejtjet do të ndihmojnë në përmbajtjen përfundimtare të dokumentit.

Lexo dhe:

Takim me përfaqësuesit e Export Finance (UKEF) në Mbretërinë e Bashkuar

Takim me përfaqësuesit e Export Finance (UKEF) në Mbretërinë e Bashkuar , me të cilët diskutuam për projektin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë.

 

Tanimë që mjetet për studimin e fizibilitetit janë siguruar dhe është hapur tenderi për projektin e linjës hekurudhore , diskutuam për fazën që ka të bëjë me përcaktimin e financimit të hekurudhës Durrës-Prishtinë, që njëherit do të kontribuojë në një lidhje të shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave, së pari mes Shqipërisë dhe Kosovës e më tej me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropën. Në takim ritheksova se krijimi i linjës hekurudhore është zgjidhja më ekologjike e ndërlidhjes tonë me Shqipërinë.

Lexo më shumë

Vizitë në komunat veriore të Republikës së Kosovës

Sot gjatë ditës ishim në vizitë në komunat veriore të Republikës së Kosovës. 

 

Nga kjo vizitë, pamë nga afër përfundimin e punimeve të rrugës në Jasenovik, rehabilitimin e rrugëve në Cerrajë, Kushtovë si dhe Bistricë e Vllahisë.

 

Vizituam zgjerimin e rrugës në Bërnjak dhe përfundimin e punëve për shtrirjen e rrjetit optik nëntokësorë në Qabër, Zubin Potok e Bërnjak.

 

Mbesim të përkushtuar në angazhimin tonë të përditshëm për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim, në përputhje me ligjet në fuqi, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit.

Lexo më shumë