Lajmet
Nuk është e vërtetë se segmenti i rrugës “Mon Balaj” në Kodrën e Trimave është në përgjegjësi të MMPHI-së për mirëmbajtje
Të dashur qytetarë,
Siç e kemi theksuar edhe më parë, Ministria e
Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është e përgatitur dhe
plotësisht e përgjegjshme për mirëmbajtjen e rrugëve që janë në kompetencë të
saj gjatë sezonit dimëror.
Mbrëmë, me fillimin e reshjeve të borës, ekipet
tona janë aktivizuar menjëherë dhe kanë hedhur kripë në të gjitha rrugët që
janë nën përgjegjësinë e MMPHI-së, me qëllim të garantimit të qarkullimit të
sigurt dhe të papenguar.
Sqarojmë se MMPHI nuk e ka në kompetencë
mirëmbajtjen e segmentit të rrugës “Mon Balaj” në Kodrën e Trimave. Ky segment
është nën përgjegjësinë e Komunës së Prishtinës, e cila edhe ka ndërhyrë në
këtë pjesë të rrugës duke vendosur pengesa.
Kompetenca e MMPHI-së përfshin segmentin rrugor
nga Bernica në drejtim të Komunës së Podujevës, segment nga i cili edhe ka
filluar realizimi i projektit të rrugës Prishtinë–Podujevë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe
bashkëpunimin tuaj.
