Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave profesionale në fushën e menaxhimit të burimeve ujore, një delegacion zyrtar nga Republika e Kosovës realizoi një vizitë zyrtare në Stamboll, Turqi
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave profesionale në fushën e menaxhimit të burimeve ujore, një delegacion zyrtar nga Republika e Kosovës realizoi një vizitë zyrtare në Stamboll, Turqi.
Delegacioni përbëhej nga:
Z. Fatos Qerimi - Drejtor i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore,
Z. Gafurr Dakaj - Këshilltar Politik,
Z. Ramë Hamzaj - Menaxher i Kontratës,
Z. Avdullah Berisha - u.d. i Drejtorit të Departamentit për Buxhet dhe Financa,
Z. Argjend Hajra - Zyrtar i Lartë për Klasifikimin e Ujërave,
Z. Fevzi Jetullahu - përfaqësues nga KRU “Prishtina”.
Gjatë qëndrimit, delegacioni zhvilloi takime me përfaqësues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të ISKI-t dhe Drejtorisë Rajonale të DSI-së, ku u diskutua mbi praktikat më të mira në fushën e menaxhimit të ujërave, trajtimit të ujërave të zeza dhe mbrojtjes nga përmbytjet. Gjithashtu, u realizuan vizita teknike në impiantin e trajtimit të ujit Kağıthane dhe në digën Ömerli, ku u prezantuan teknologjitë dhe proceset moderne të menaxhimit dhe trajtimit të ujit. Kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Turqisë, si dhe në zhvillimin e praktikave të qëndrueshme për menaxhimin e burimeve ujore.
