Lajmet

27 tetor 2025

Republika e Kosovës vendos nën mbrojtje “Malin Mokna dhe Liqenin e Ujmanit”

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përmes ushtruesit të detyrës z. Hysen Durmishi, njofton opinionin publik se javën e kaluar është nënshkruar vendimi për mbrojtje paraprake të zonës “Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit”, një nga vendimet më të rëndësishme për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të Republikës së Kosovës.

Me këtë vendim, Kosova bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Pas një studimi njëvjeçar në terren, është konstatuar se kjo zonë përbën pasuri të rrallë natyrore, me biodiversitet të lartë, ekosisteme të ndjeshme dhe peizazhe me rëndësi të veçantë ekologjike e shkencore.

Zona me sipërfaqe prej 192.19 km² tashmë vihet nën mbrojtje paraprake, duke e ngritur në 12.4% përqindjen e territorit të Kosovës që mbrohet ligjërisht.

Ky hap përfaqëson një arritje të madhe në drejtim të përmbushjes së objektivave kombëtare dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës, si dhe një angazhim të vendosur për ruajtjen e ekuilibrave natyrorë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Lexo dhe:

Takimi i 3-të i Komitetit Drejtues të Programit IWRM-K 💧

 Takimi i 3-të i Komitetit Drejtues të Programit IWRM-K 💧

Sot në Prishtinë, në bashkëudhëheqje të përfaqësuesve të MMPHI dhe Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), u mbajt takimi i tretë i Komitetit Drejtues të Programit të Menaxhimit të Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K) – një program i financuar nga Qeveria Zvicerane dhe ajo e Kosovës, e implementuar nga Skat Consulting në partneritet me Agjencinë e Mjedisit të Austrisë (EAA).

 

Në takim morën pjesë përfaqësues nga institucionet kyçe partnere – MMPHI, ARPL, IHMK, si dhe organizata te tjera te perfshira si Universiteti i Prishtinës, Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës dhe Profesionistët e Rinj të Ujit – të cilët prezantuan progresin, sfidat dhe prioritetet e ardhshme drejt zbatimit të fazës së dytë të programit.

Programi IWRM-K vazhdon të mbështesë ndërtimin e institucioneve të forta, zhvillimin e kapaciteteve dhe aplikimin e modeleve inovative për menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave në Kosovë.

Lexo më shumë