Lajmet

06 tetor 2023

Rruga Junik-Gjeravicë, me impakt të rëndësishëm për zhvillim ekonomik, për të gjithë qyterarët e vendit

Rruga Junik-Gjeravicë, për të cilën aktualisht po punohet me ritme të shpejta në terren, është një nga projektet infrastrukturore premtuese me një dimension shumë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Kjo rrugë tejet e rëndësishme, njëherit është edhe në tërësi financim i Qeverisjes së Republikës së Kosovës.

Zv/Ministri i Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi, bashkë me kolegë, ishte sot në terren për të inspektuar ecurinë e deritanishme të punës në rrugën që po ndërtohet, e cila rrugë do të financohet në shumën prej 4.416 milionë Euro. Ky projekt tani po jetësohet me ritme të shpejta për ta gëzuar të gjithë qyterarët.

Lexo dhe:

“Ditën Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve” u shënua me aktivitete të ndryshme


Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Fondacionin për të drejtat e  kafshëve, OJQ  ERA, shënuan 04 tetorin  2023 “Ditën Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve” me aktivitete të ndryshme.

 

Më 4 tetor u hap ekspozita në MMPHI me fotografi për llojet e mbrojtura dhe llojet strikt të mbrojtura. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më 06 tetor 2023.

Përderisa në vendin me rëndësi të veçantë në Blinajë u mbajt punëtori me rastin e shënimit të 4 tetorit “Ditën Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”. Hapja e takimit e bëri z. Besmir Kokollari- Kryesues i Këshillit Organizativ i cili theksoi aktivitetet e vazhdueshme në kuadër të MMPHI-së për ngritjen e nivelit të edukimit dhe ndërgjegjësimit mjedisor dhe përkushtimin për mbrojtjen e kafshëve.

 

Ndërsa znj. Merita Jonuzi, anëtare e KO-tiv dhe përfaqësuese  nga MASHT-it përshëndeti iniciativën e MMPHI-së që në bashkëpunim me institucionet relevante realizuan ligjërata  për “Ditën Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”, si dhe në kuadër të Artit figurativ të realizohen vizatime me temat: roli im në mbrojtjen e kafshëve; kafshët dhe dobia për njeriun dhe mjedisin; si të kujdesemi për kafshët?

 

Përderisa znj. Elza Ramadani Drejtore Ekzekutive e Fondacionit për të drejtat e kafshëve theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të kafshëve në planetin tonë, duke filluar nga kafshët shoqëruese, kafshët në ferma dhe deri tek kafshët e egra. Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku, si individë dhe institucione, për të siguruar që çdo kafshë të trajtohet me dinjitet, respekt dhe dhembshuri.

 

 

Zyrtari i AMMK-se Ali Sefaj prezantoi Historikun e mbrojtjes se kafshëve tek shqiptaret ku me theks të veçantë përmendi kafshët qenin dhe macen të cilat janë trajtuar në mënyrë të veçantë. Kornizën ligjore për mbrojtjen e të  drejtave të kafshëve, legjislacionin primar dhe sekondar me të cilin rregullohet mbajtja, kujdesi, strehimi, mbarështimi, transportimi dhe çështje të tjera të lidhura me përkujdesjen ndaj kafshëve.

 

Ndërsa znj. Nexhmije Kamberi nga Instituti per Mbrojtjen e Natyrës prezantoi për , llojet e mbrojtura dhe llojet strikt të mbrojtura si dhe obligimet që ka Kosova nga institucionet ndërkombëtare dhe direktivat e BE-së.

Të gjithë pjesëmarrësit dhe studentët studentët e UP-së, (FSHMN-së), realizuan vizitë dhe vrojtim në Blinajë.

Lexo më shumë

Puna për Rehabilitimin e Rrugës Rajonale Zhur – Dragash – Brod, me gjatësi prej 42 km po vijon edhe më tej

Bashkë me deputetë, kolegë e bashkëpunëtorë, sot vizituam punimet në segmentin e rrugës Dragash-Brod, segmentit që tashmë kanë marrë një dinamikë të re të zhvillimit të punimeve. Punimet për këtë vepër të rëndësishme e të shumë pritur me gjatësi totale prej 42 km kanë avancuar ndjeshëm dhe parashikohet që në fillim të verës së vitit të ardhshëm të jetë e aksesueshme për të gjithë qytetarët.

Kjo rrugë është e ndarë në dy Lote, Lot 1: Zhur – Dragash dhe Lot 2: Dragash – Brod, me vlerë të përgjithshme prej: 7,731,053.31 EUR. Loti i parë është përfunduar deri në 90%, ndërsa Loti 2 pjesa prej 12 Km, Tyrbe e Pllavës-Zaplluzh, njashtu ka përfunduar 90%, ndërkohë që këtu ku ndodhemi kemi filluar tashmë me asfaltim. Ky projekt pritet që ti japë një hov zhvillimit turistik të zonës, e cila është e pasur me shumë potenciale.
Lexo më shumë