Lajmet

09 tetor 2023

Puna për Rehabilitimin e Rrugës Rajonale Zhur – Dragash – Brod, me gjatësi prej 42 km po vijon edhe më tej

Bashkë me deputetë, kolegë e bashkëpunëtorë, sot vizituam punimet në segmentin e rrugës Dragash-Brod, segmentit që tashmë kanë marrë një dinamikë të re të zhvillimit të punimeve. Punimet për këtë vepër të rëndësishme e të shumë pritur me gjatësi totale prej 42 km kanë avancuar ndjeshëm dhe parashikohet që në fillim të verës së vitit të ardhshëm të jetë e aksesueshme për të gjithë qytetarët.

Kjo rrugë është e ndarë në dy Lote, Lot 1: Zhur – Dragash dhe Lot 2: Dragash – Brod, me vlerë të përgjithshme prej: 7,731,053.31 EUR. Loti i parë është përfunduar deri në 90%, ndërsa Loti 2 pjesa prej 12 Km, Tyrbe e Pllavës-Zaplluzh, njashtu ka përfunduar 90%, ndërkohë që këtu ku ndodhemi kemi filluar tashmë me asfaltim. Ky projekt pritet që ti japë një hov zhvillimit turistik të zonës, e cila është e pasur me shumë potenciale.

Lexo dhe:

Rruga Junik-Gjeravicë, me impakt të rëndësishëm për zhvillim ekonomik, për të gjithë qyterarët e vendit

Rruga Junik-Gjeravicë, për të cilën aktualisht po punohet me ritme të shpejta në terren, është një nga projektet infrastrukturore premtuese me një dimension shumë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Kjo rrugë tejet e rëndësishme, njëherit është edhe në tërësi financim i Qeverisjes së Republikës së Kosovës.

Zv/Ministri i Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi, bashkë me kolegë, ishte sot në terren për të inspektuar ecurinë e deritanishme të punës në rrugën që po ndërtohet, e cila rrugë do të financohet në shumën prej 4.416 milionë Euro. Ky projekt tani po jetësohet me ritme të shpejta për ta gëzuar të gjithë qyterarët.

Lexo më shumë

Me hapa të shpejt drejt fillimit të ndërtimit të rrugës Prizren - Tetovë


Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, miratuam vendimin e parë për shpronësimin e parcelave për realizimin e Projektit të rrugës Prizren - Tetovë.

Kjo rrugë lidhë dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në dy anët e maleve të Sharrit – respektivisht lidhet auto ruta europiane E65 në Maqedoninë e Veriut me auto rutën E80 në Kosovë.

Lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveç se i ofron dy qytetet dhe dy shtetet tona, ajo mundëson hapjen e një korridori të ri rrugor që ka impakt në rajonin e gjerë të Ballkanit.

Ky vendim i hapë rrugë inicimit të procedurave për shpalljen e njoftimit për tenderimin e kësaj rruge, e që do të bëhet shumë shpejt.

 

Lexo më shumë