Bëhet pranim-dorëzimi i auto fshesave për gjashtë komunat përfituese të Grandit të Performancës Komunale-Mjedis i Pastër
Sot, me një ceremonie të mbajtur në Hajvali, zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Avni Zogiani, bëri pranim - dorëzimin e auto fshesave për gjashtë komunat në kuadër të projektit përfituese të Grandit të Performancës Komunale. Komunat përfituese të këtij granti janë: Lipjani me dy auto fshesa, ndërsa Vitia, Gjilani, Gjakova, Vushtrria, Obiliqi me nga një auto fshesë.
Më këtë rast, zëvendësministri Zogiani, falënderoi përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane, përkatësisht GIZ-in, për bashkëpunimin dhe përkrahjen për një mjedis të pastër në Kosovë.
Ceremonia u përmbyll me pranim dorëzimin e auto fshesave nga kryetaret dhe përfaqësuesit e komunave.