Aliu e Durmishi në Tetovë, takojnë Ahmetin e Grubin
Ministri z.Liburn Aliu bashkë me zëvendësministrin z. Hysen Durmishi dhe kabinetin e tij në Tetovë u takuan me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi dhe kryetarin e BDI-së, z. Ali Ahmeti.
Me këtë rast me një bashkëbisedim të shkëlqyer, për rëndësinë e bashkëpunimit, ri fuqizimin e lidhjeve historike e kulturore, dhe bashkëpunimin e ndërsjellë për projekte në dobi të të gjithë Shqiptarëve.
Mes tjerash u bisedua edhe për projektin shumë të rëndësishëm infrastrukturor rrugor që do të lidhë Prizrenin me Tetovën, si dhe për hapat e mëtejmë për finalizimin e marrëveshjes financiare. Bashkërisht u zotuan që këtë projekt të përbashkët ta realizojnë sa më parë.
Jemi bashkë për rrugë që na bëjnë bashkë!