Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës pas hyrjes në fuqi të Ligjit Nr.08/L-012 për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit, është duke punuar në hartimin e legjislacionit sekondar të nevojshëm për themelimin e Odës së Arkitektëve dhe Odës së Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit dhe krijimin e organeve të tyre.
Janë miratuar tri (3) Udhëzime Administrative:
- UDHËZIM ADMINISTRATIV (MMPHI) NR.08/2023 PËR PROCEDURËN E ZGJEDHJES SË ORGANEVE TË PËRKOHSHME TË ODËS GJATË MBLEDHJES KONSTITUIVE TË ODËS.
- UDHËZIM ADMINISTRATIV MMPHI NR.07/2023 PËR PROCEDURËN PËR LICENCIMIN E ARKITEKTËVE TË REGJISTRUAR DHE INXHINIERËVE TË REGJISTRUAR DHE NËNSHKRIMIN E LICENCAVE.
- UDHËZIM ADMINISTRATIV MMPHI NR.06 /2023 PËR PËRCAKTIMIN E AKTIVITETEVE DHE PËRGJEGJËSIVE PËR LICENCËN E KATEGORISË A DHE KATEGORISË B TË ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT.
Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit, me datë 11.07.2023 ka përditësuar dhe publikuar Regjistrat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit.
Regjistrat e publikuar mund ti gjeni në faqen zyrtare të MMPHI-së, linku: MMPHI (rks-gov.net).
Personat e përfshirë në Regjistër, do të njoftohen me kohë lidhur me procedurat e licencimit të cilat do të zhvillohen bazuar në dispozitat ligjore në fuqi.
Personat që nuk kanë aplikuar për përfshirjen në Regjistrin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit në afatin e paraparë kohor, aplikimin mund ta bëjnë pas funksionalizimit të Odës dhe organeve të saj.