Themelohet Mekanizmi Gjithëpërfshirës i Palëve të Interesit në sektorin e ujërave
Autoriteti i Rajonit të Pellgjeve Lumore në përkrahje të SDC (Agjencisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Qeverinë Zvicerane), ka themeluar Mekanizmin Gjithëpërfshirës të Palëve të Interesit për Resurset e Integruara Ujore.
Në kuadër të zhvillimit të Planeve për menaxhimin e pellgjeve lumore, për Ibër, Lepenc dhe Moravë e Binçës, janë mbajtur shumë punëtori dhe takime me palët e interesit, mirëpo sot është mbajtur punëtoria më e rëndësishme sepse në përbërje nga 18 anëtarë të përfaqësuara nga të gjithë akterët e sektorit të ujërave, është themeluar Mekanizmi Gjithëpërfshirës i Palëve të Interesit në sektorin e ujërave.
MMPHI/ARPL në mbëshetje të programit MIRU/IWRM-K ka për qëllim që në secilën fazë të hartimit të planeve për menaxhimin e pellgjeve lumore, për Ibër, Lepenc dhe Moravë e Binçës të aplikoj dhe të promovoj qasje gjithëpërfshirëse duke involvuar përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme, ekspertët e sektorit, akterë të fushave që direkt apo indirekt janë të kyqur në sektorin e ujërave, në mënyrë që të diskutohen hapur problemet, gjendjen me resurset ujore, idetë dhe opcionet për ndërmarrjen e masave në fuknsion të zgjidhjeve më të mira.
Duke u nisur nga fakti që Kosova është e kufizuar me resurse ujore, të vetëdijshëm se ballafaqimi i palëve të interesit në këtë sektor nuk është proces i lehte, pjesëmarrja aktive e palëve të interesit në dhënjen e inputeve më të mira sado pak ndikon në balancimin dhe racionalizimin e interesave të cilat i kemi objektiv kryesor për rritjen e kualitetit në menaxhimin e pellgjeve lumore dhe resurseve ujore në përgjithësi.