Lajmet

06 shkurt 2025

Ministri Aliu bashkë me ministrin Sveçla dhe zëvendësministrin Durmishi, përuruan rrugën Bare-Selac

Bashkë me ministrin Xhelal Sveçla dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi, përuruam sot rrugën Bare-Selac, një projekt me rëndësi strategjike për veriun e vendit. Kjo rrugë, me gjatësi 8.4 km, jo vetëm që do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, por do të ndikojë dukshëm edhe në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në këto fshatra.

Ndërtimi i rrugës i jep fund vështirësive të mëparshme të banorëve të kësaj zone, duke krijuar një lidhje më të shpejtë dhe të sigurt me Mitrovicën. Për më tepër, duke qenë një zonë kufitare, rruga do të lehtësojë edhe punën e organeve të rendit.

Urime të gjithë banorëve!

Lexo dhe:

Ministri Aliu me z. Hartmut Höppner, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë për Digjitalizim dhe Transport të Gjermanisë, nënshkruan marrëveshjen bilaterale për rregullimin reciprok të transportit ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet vendit tonë dhe Gjermanisë

Bashkë me z. Hartmut Höppner, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë për Digjitalizim dhe Transport të Gjermanisë, dhe z. Michael Reiffenstuel, Drejtor për Evropën Juglindore, Turqinë, OSBE-në dhe Këshillin e Evropës në Ministrinë e Jashtme Gjermane, nënshkruam marrëveshjen bilaterale për rregullimin reciprok të transportit ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet vendit tonë dhe Gjermanisë. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, z. Faruk Ajeti.
Përmes kësaj marrëveshjeje do të rregullohet transporti ndërkombëtar i udhëtarëve, duke përcaktuar kushtet themelore për themelimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të transportit të udhëtarëve, si në linjat e rregullta ashtu edhe në transportin e grupeve të organizuara turistike.
Pa dyshim, kjo marrëveshje është me rëndësi të veçantë, pasi kontribuon në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë në sektorin e transportit. Duke pasur parasysh se Republika e Kosovës nuk është anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare në këtë sektor, marrëveshja do t’u mundësojë operatorëve tanë qasje më të lehtë në tregun evropian, duke krijuar një korridor rrugor për të lehtësuar lëvizjen drejt vendeve të tjera të BE-së përmes tranzitimit nëpër territorin e Gjermanisë.
Gjatë takimit, ndër të tjera, diskutuam edhe mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjen nga Ministria për Digjitalizim dhe Transport e Gjermanisë në fushën e transportit, me theks të veçantë në procesin e digjitalizimit të lejeve dhe në zhvillimin e sistemit inteligjent të transportit.
 
Lexo më shumë