Ministri Aliu bashkë me ministrin Sveçla dhe zëvendësministrin Durmishi, përuruan rrugën Bare-Selac
Bashkë me ministrin Xhelal Sveçla dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi, përuruam sot rrugën Bare-Selac, një projekt me rëndësi strategjike për veriun e vendit. Kjo rrugë, me gjatësi 8.4 km, jo vetëm që do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, por do të ndikojë dukshëm edhe në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në këto fshatra.
Ndërtimi i rrugës i jep fund vështirësive të mëparshme të banorëve të kësaj zone, duke krijuar një lidhje më të shpejtë dhe të sigurt me Mitrovicën. Për më tepër, duke qenë një zonë kufitare, rruga do të lehtësojë edhe punën e organeve të rendit.
Urime të gjithë banorëve!