Lajmet

14 gusht 2024

Nis puna në rrugën Prizren - Tetovë

Nis puna në rrugën Prizren - Tetovë, që lidh këto dy qytete historike të dy shteteve fqinje, me rëndësi të veçantë si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë.

Po e fillojmë me segmentin Struzhë - Kyçja në autoudhën “Ibrahim Rugova” në Prizren, për të punuar çdo ditë deri në realizimin e kësaj lidhje infrastrukturore aq të dëshiruar.

 

Lexo dhe:

Fillon puna për pastrimin e shtrertërve të lumejve të Kosovës

Lumenjtë që do të pastrohen fillimisht janë:
Lumi Nerodime - Kaçanik
Lumi Toplluha, Velezha - Prizren
Lumi Sitnica, Gurishta - Vushtrri
Lumi Zhegër, Livoq dhe Përlepnicë - Gjilan
Lumi Verbica, Qubrel, Runik - Drenas dhe Skënderaj
Lumi Janjeva, Godanci, Sitnice - Lipjan
Lumi Kamenica - Novobërd
Lumi Ibër - Leposaviq

Bashkë jemi rojtar të tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë, e lufta ndaj mbetjeve do të vazhdojë për ditë, sigurisht me institucione përgjegjëse, projekte konkrete, por edhe me qytetarë vullnetarë të shumtë që e duan një Kosovë sa më të Pastër!

Fillon puna për 𝐩𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐡𝐭𝐫𝐞𝐭𝐞̈𝐫𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐋𝐮𝐦𝐞𝐧𝐣𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬

Lexo më shumë

Ministri Aliu me zëvendësministrin Durmishi priten në takim zëvendësministren e Ministrisë së Transportit, të Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri

Bashkë me ministrin Aliu, sot kemi pritur në takim zëvendësministren e Ministrisë së Transportit, të Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri me bashkëpunëtorë.

Duke e uruar zëvendësministren për pozitën e saj të re i dëshiruam shumë suksese dhe njëkohësisht i ofruam bashkëpunimin tonë të sinqertë dhe shumë konstruktiv në kuadër të dy ministrive tona.

Na gëzoj fakti që ndërtimi i rrugës Prizren - Tetovë dhe autostrada Shkup - Bllacë, janë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së re.

Ditëve në vazhdim priten hapa konkret drejtë realizimit të këtyre projekteve me rëndësi të veçantë për ne.

Lexo më shumë