Ndërtimi i rrugës Prizren - Tetovë ka filluar
Ndërtimi i rrugës Prizren - Tetovë ka filluar.
Së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, zëvendësministrat Hysen Durmishi dhe Jeton Raka, vizituam fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.
Ky projekt, i ndarë në tri lote, përfaqëson një hap të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë rajon, duke krijuar lidhje më të shpejta dhe të sigurta mes shqiptarëve këndej e andej kufirit.
Ky projekt, me gjatësi totale prej 20.3 kilometrash dhe investim të paraparë prej 35 milionë euro, ka rëndësi të veçantë strategjike. Sot po fillojmë punimet në LOT 1 dhe LOT 3, me gjatësi secila prej 6.9 kilometrash dhe vlera përkatëse prej 7,999,999.00 euro për LOT 1 dhe 8,346,804.38 euro për LOT 3.
