Nënshkrimi i Marrëveshjes me Fondin Saudit për Zhvillim, për Financimin e mëtutjeshëm të Rrugës Prishtinë - Mitrovicë
Nga Ceremonia e Nënshkrimit të Marrëveshjes me Fondin Saudit për Zhvillim, për Financimin e mëtutjeshëm të Rrugës Prishtinë - Mitrovicë.
Nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes së sotme, Fondi Saudit për Zhvillim (Saudi Fund for Development-SFD), ka ofruar mbështetje për Projektin e Rrugës Nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë, duke akorduar një kredi shtesë prej 15 milionë euro, për segmentin që shtrihet nga Sremkovnica deri në Mitrovicë, me një gjatësi totale prej 5 km. Ky segment njëherit, është pjesë integrale e vazhdimit të këtij projekti që përfshin segmentin nga Lumi i Madh deri në Gojbulë, me një gjatësi totale prej 9.78 km.
Si një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të vendit, ky projekt po realizohet sipas një plani dinamik dhe të detajuar, me mbikëqyrje të jashtme për të garantuar përmbushjen e standardeve më të larta gjatë ekzekutimit të punimeve. Rruga Prishtinë - Mitrovicë, po bëhet shumë shpejt një realitet i prekshëm dhe i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.