Lajmet

29 korrik 2024

Nënshkrimi i Marrëveshjes me Fondin Saudit për Zhvillim, për Financimin e mëtutjeshëm të Rrugës Prishtinë - Mitrovicë

Nga Ceremonia e Nënshkrimit të Marrëveshjes me Fondin Saudit për Zhvillim, për Financimin e mëtutjeshëm të Rrugës Prishtinë - Mitrovicë.

Nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes së sotme, Fondi Saudit për Zhvillim (Saudi Fund for Development-SFD), ka ofruar mbështetje për Projektin e Rrugës Nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë, duke akorduar një kredi shtesë prej 15 milionë euro, për segmentin që shtrihet nga Sremkovnica deri në Mitrovicë, me një gjatësi totale prej 5 km. Ky segment njëherit, është pjesë integrale e vazhdimit të këtij projekti që përfshin segmentin nga Lumi i Madh deri në Gojbulë, me një gjatësi totale prej 9.78 km.

Si një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të vendit, ky projekt po realizohet sipas një plani dinamik dhe të detajuar, me mbikëqyrje të jashtme për të garantuar përmbushjen e standardeve më të larta gjatë ekzekutimit të punimeve. Rruga Prishtinë - Mitrovicë, po bëhet shumë shpejt një realitet i prekshëm dhe i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

 

Lexo dhe:

Inspektorati i Ministrisë gjatë muajit korrik ka realizuar rreth 50 inspektime në rajone të ndryshme të Kosovës

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, vetëm gjatë muajit korrik ka realizuar rreth 50 inspektime në rajone të ndryshme të Kosovës.
Si pasojë e shkeljeve që janë identifikuar gjatë këtyre inspektimeve nëpër kompani të ndryshme si prodhues të betonit, seperues të rërës dhe të zhavorit, thertore e përpunues të mishit, përpunues të ujit e prodhues të ilaqeve, e njashtu degraduesit e lumenjve dhe ndërtuesit e objekteve pa leje, janë shqiptuar gjithsejt 14 vendime për ndërprerje të punimeve, 6 raste janë inicuar tek përmbaruesi, ndërkaq janë shqiptuar 23 gjoba, në vlerë totale prej 66,000 euro, ku gjobat variojnë nga ato minimale prej 500 euro, deri në ato maksimale prej 5000 euro.
Inspektimet nuk do të ndalen, kudo dhe kurdo që do të hasim në shkelje të ligjit!
Lexo më shumë

Ministri Aliu zv.ministri Durmishi, si dhe përfaqësues nga Fondi Saudit për Zhvillim, ishin në vizitë në terren për të parë nga afër progresin e punimeve të Rrugës Prishtinë-Mitrovicë

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së sotshme, bashkë me zëvendësministrin Durmishi, kolegë si dhe përfaqësues nga Fondi Saudit për Zhvillim, ishim në një vizitë në terren për të parë nga afër progresin e punimeve të Rrugës Prishtinë-Mitrovicë.

Jo vetëm që jemi duke përfunduar segmentin nga Lumi i Madh deri në Gojbulë, me gjatësi totale prej 9.78 km, ashtu siç edhe e kemi premtuar, por tani pas nënshkrimit të marrëveshjes së sotme, projekti i rrugës Nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë do të vazhdojë edhe me segmentin e ri nga Sremkovnica deri në Mitrovicë, që do t’i shtojë edhe 5 km të tjera.

 

Lexo më shumë