Vizitë në aksin Rrugor Kijevë-Dollc, për të parë nga afër punimet
Sot, në vazhdën e vizitave që bëmë në rrugë të ndryshme, bashkë me Kryeministrin Albin Kurti e zëvendësministrin Hysen Durmishi e bashkëpunëtorë të Qeverisë, ishim tek aksi Rrugor Kijevë-Dollc, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në këtë segment të rëndësishëm.
Jemi të bindur që ky segment është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve, e që po vazhdon me intensitet të shtuar e me ritme të shpejta, që kjo vepër e rëndësishme infrastrukturore të jetë gati sa më parë për të gjithë qytetarët.