Lajmet

19 korrik 2024

Vizitë në aksin Rrugor Kijevë-Dollc, për të parë nga afër punimet

Sot, në vazhdën e vizitave që bëmë në rrugë të ndryshme, bashkë me Kryeministrin Albin Kurti e zëvendësministrin Hysen Durmishi e bashkëpunëtorë të Qeverisë, ishim tek aksi Rrugor Kijevë-Dollc, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në këtë segment të rëndësishëm.
Jemi të bindur që ky segment është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve, e që po vazhdon me intensitet të shtuar e me ritme të shpejta, që kjo vepër e rëndësishme infrastrukturore të jetë gati sa më parë për të gjithë qytetarët.

Lexo dhe:

Ministri Aliu falenderon Shefen e Bashkëpunimit nga Ambasada Gjermane në Prishtinë, znj. Vera Baumann

Në rastin e përfundimit të mandatit të saj, pata kënaqësinë që të takohem sërish me Shefen e Bashkëpunimit nga Ambasada Gjermane në Prishtinë, znj. Vera Baumann.

Me znj. Baumann, kemi pasur rastin që të bashkëpunojmë në shumë projekte të ndryshme e të rëndësishme.

E falënderova përzemërsisht për kontributin e saj të çmuar gjatë gjithë këtyre viteve të bashkëpunimit tonë.
Lexo më shumë

Sot, ministri Aliu vizitoi komunen e Istogut për të parë punimet Drej - Shalinovicë,“Mesha Selimoviç dhe Rusolia”, në Kashicë

Në vazhdën e vizitave të sotshme, bashkë me kryeministrin Kurti, zëvendëskryeministren Rexhepi, zëvendësministrin Durmishi, zëvendësministrin Arifaj, kryetarin e komunës së Istogut Ferati, kolegë e bashkëpunëtorë, ishim në komunën e Istogut për të parë nga afër përfundimin e punimeve të rrugëve:
➤ Drej - Shalinovicë, në vlerë prej 197 mijë euro.
➤ Rrugën “Jusuf Kovaçeviç” në Dobrushë, në vlerë prej 90 mijë euro.
Po ashtu, vizituam rrugën:
➤ “Mesha Selimoviç dhe Rusolia”, në Kashicë, ku po kryhen punimet e fundit në prag të hapjes për qarkullimin e automjeteve, në vlerë prej 497 mijë euro.
Të gjitha këto rrugë jo vetëm që shkurtojnë kohën e udhëtimit, por edhe rrisin sigurinë rrugore për të gjithë banorët e zonës. Një falënderim për të gjithë punonjësit, të cilët falë angazhimit të tyre bën të mundur përfundimin e këtyre rrugëve.
Lexo më shumë