Në kuadër të hyrjes në fuqi të Ligjit për Kadastër si dhe reformave legjislative të parapara nga Qeveria e Kosovës, nënshkruhen 11 Udhëzime Administrative
Sot, në kuadër të hyrjes në fuqi të Ligjit për Kadastër si dhe reformave legjislative të parapara nga Qeveria e Kosovës, nënshkruam 11 Udhëzime Administrative.
Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Kadastër dhe Udhëzimeve Administrative, po krijohen kushte për krijimin e një kadastri konkurrues regjional, për të siguruar qëndrueshmëri financiare e zhvillim ekonomik, si dhe po i kompletojmë reformat e filluara në fushën e legjislacionit të kadastrit.
Për më shumë, jemi shumë afër realizimit të projekteve të planifikuara për këtë vit:
✓ Fillimi i realizimit të projektit të Rindërtimit të Informacioneve Kadastrale në 120 Zona Kadastrale, ku përfitues të drejtpërdrejtë nga ky projekt do të jenë qytetarët e zonave kadastrale të përzgjedhura për rindërtim në të gjitha komunat e vendit.
✓ Transparenca dhe llogaridhënia për qytetarët mbetet përkushtimi ynë, rrjedhimisht këtë vit kemi hapur të dhënat duke i bërë ato publike në Gjeoportalin Shtetëror, ku do të publikohen çmimet e tranasaksioneve me kontrata të shitblerjes, duke mundësuar kështu edhe vlerësim më të saktë të pronës.
Pas nënshkrimit të Udhëzimeve Administrative pamë nga afër edhe avancimet që janë realizuar javëve të fundit në dhomën e serverëve në këtë institucion, investime këto të domosdoshme për rritjen e kapacitetve për ruajtjen e të dhënave kadastrale për të gjithë territorin e Kosovës, por edhe për ngritjen e nivelit të sigurisë për ruajtjen e tyre, si dhe pajisjen e fundit të AKK-së me teknologjitë e fundit të flutarakeve pa pilot Dronin Wingtra Gen II.