Lajmet

08 maj 2024

Miratohet vendimin përfundimtar për shpronësimin e parcelave të pronave që kanë të bëjnë me ndërtimin e rrugës 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧-𝐓𝐞𝐭𝐨𝐯𝐞̈

Miratuam vendimin përfundimtar për shpronësimin e parcelave të pronave që kanë të bëjnë me ndërtimin e rrugës 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧-𝐓𝐞𝐭𝐨𝐯𝐞̈, përkatësisht segmenti Struzhë-Kyçja me Autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’, në Prizren.
➤ Miratohet Vendimi Përfundimtar për shpronësim të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve për interes publik, të cilat preken nga realizimi i Projektit:
Ndërtimi i Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë), segmenti 𝐒𝐭𝐫𝐮𝐳𝐡𝐞̈-𝐊𝐲𝐜̧𝐣𝐚 𝐦𝐞 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐬𝐭𝐫𝐚𝐝𝐞̈𝐧 “𝐈𝐛𝐫𝐚𝐡𝐢𝐦 𝐑𝐮𝐠𝐨𝐯𝐚”, në Prizren-Jug, L=20.350km, Zonat Kadastrale: Prizren, Vllashnje, Leskovec, Jabllanicë dhe Kushtendil, Komuna e Prizrenit.

Lexo dhe:

Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Shërbime Ajrore në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite

Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Shërbime Ajrore në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Nëpërmjet kësaj nisme, pasur parasysh faktin se zhvillimet në shërbimet ajrore janë thelbësore për zhvillimin ekonomik e kulturor të të dyja vendeve,🛬 🛫 do të kontribuojmë në 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐥𝐮𝐤𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 dhe realizimin e 𝐟𝐥𝐮𝐭𝐮𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐝𝐢𝐫𝐞𝐤𝐭𝐞 nga të dyja anët, e po ashtu në ofrimin e rritjes së shërbimeve më cilësore dhe të sigurta që do të ndikojnë në zhvillim ekonomik
Lexo më shumë

Miratohet Projektligji për Ofruesin e 𝐒𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐍𝐚𝐯𝐢𝐠𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐀𝐣𝐫𝐨𝐫, përgjegjësi e së cilës është ofrimi i shërbimeve të kontrollit të navigacionit ajror për çdo fluturim që qarkullon në territorin e Republikës së Kosovës

➤ Projektligji për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror është hartuar në bazë të rregullave të përcaktuara me Rregulloren e Qeverisë së Kosovës, ku janë marrë për bazë të gjitha Direktivat e BE-së, që ndërlidhen me shërbimet e navigacionit ajror të transpozuara përmes akteve nënligjore nga Autoriteti i Aviacionit Civil, siç edhe e obligon Marrëveshja shumëpalëshe për Themelimin e Hapësirës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit.

➤ Projektligji për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka për qëllim sigurimin e hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës për të cilën ka përgjegjësinë e ofrimit të shërbimeve të kontrollit të navigimit ajror për çdo fluturim që qarkullon në territorin e Republikës së Kosovës. Hartimi i këtij projektligji me propozimet për zbatim më të lehtë të tij, rezulton në plotësimin e prioriteteve të Qeverisë për sundimin e ligjit.
Lexo më shumë