Finalizohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të Patentës së Shoferit për të gjitha kategoritë
Për herë të parë si Ministri kemi finalizuar doracakun zyrtar për dhënien e provimit të Patentës së Shoferit për të gjitha kategoritë
Grupi Punues i zgjedhur nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka përfunduar hartimin e Doracakut për Dhënien e Provimit për kategoritë A, B, C1, C dhe D dhe tashmë doracakun zyrtar mund ta gjeni në faqën zyrtare të Ministrisë:
Doracaku për të gjitha kategoritë e patentës së shoferit është hartuar duke marrë parasysh nevojën për përgatitje të duhur të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë. Rrjedhimisht kandidatët mund të përgatiten më lehtë për provimin e patentës së shoferit për kategoritë për të cilat aplikojnë.