Nënshkruhet marrëveshje me MCA-Kosova, si një hap tjetër të rëndësishëm drejt energjisë më të pastër.
Në përputhje me prioritetet e zhvillimit kombëtar dhe energjetik të qeverisë, dhe synimit të uljës së përgjithshme të varfërisë në Kosovë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me MCA-Kosova për Energjinë dhe Mbështetjen e Politikave Klimatike në kuadër të Programit Kompakt, ndërsa Ministria e Ekonomisë nënshkroi Marrëveshjen e Entit Zbatues për Aktivitetin Multifunksional të Ruajtjes së Energjisë.
Të dyja ministritë po shërbejnë si partnerë qeveritarë në zbatimin e asistencës teknike të financuar nga Kompakti, rrjedhimisht po e fillojmë bashkëpunimin për një qasje sistematike për llogaritjen e gazrave serrë, si marrëveshje thelbësore për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të Kompaktit, të cilat janë komponent integral të strategjisë së Kosovës për rritjen e sigurisë energjetike dhe kalimin në burime më të pastra të energjisë.