Janë hapur procedurat e prokurimit për pastrimin e Shtretërve të lumenjve të Kosovës
Rreth 2 milionë euro, parashihet që të jetë vlera totale e projektit.
Lumenjtë që do të pastrohen:
Lumi Nerodime - Kaçanik
Lumi Toplluha, Velezha - Prizren
Lumi Sitnica, Gurishta - Vushtrri
Lumi Zhegër, Livoq dhe Përlepnicë - Gjilan
Lumi Verbica, Qubrel, Runik - Drenas dhe Skënderaj
Lumi Janjeva, Godanci, Sitnice - Lipjan
Lumi Kamenica - Novobërd
Lumi Ibër - Leposaviq
Bashkë dhe secili prej nesh duhet të jetë rojtar i tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë, e lufta ndaj mbetjeve do të vazhdojë për ditë, sigurisht me institucione përgjegjëse, projekte konkrete, por edhe me qytetarë vullnetarë të shumtë që e duan një Kosovë sa më të Pastër!