Lajmet

18 mars 2024

Trashëgimisë natyrore u janë shtuar edhe 13 zona të reja në regjistrin e zonave të mbrojtura të Kosovës

Po e nisim javën mbarë, me lajmin që nxit shpirtin e të gjithë natyrë-dashësve, ku plot 13 zona të reja të trashëgimisë natyrore u janë shtuar regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës.

Në kuadër të zonave të reja të trashëgimisë natyrore që i kemi shpallur në mbrojtje, kemi përfshirë kryesisht monumente të natyrës me karakter botanik, monumente të natyrës me karakter gjeomorofologjik dhe speleologjik, momumente të natyrës me karakter hidrologjik si dhe peizazhe të natyrës me vlera të veçanta natyrore.

Me shpalljen e këtyre zonave të reja të natyrës numri i përgjithshëm i zonave të mbrojtura në Kosovë ka arritur në 273 zona të kategorive të ndryshme dhe përfshinë rreth 11.7% të territorit të përgjithshëm të territorit të Kosovës. Marrja në mbrojtje e vlerave të trashëgimisë natyrore, mundëson mbrojtjen dhe menaxhimin më efikas të tyre përmes përkujdesjes institucionale dhe zbatimit të masave përkatëse.

Lista e 13 zonave të reja të trashëgimisë natyrore:

1. Trungu i dushkut në Vlashnje - (Monument i natyrës më karakter botanik)

2. Shpella në Shkozë

(Monumente gjeomorfologjik dhe speleologjik)

3. Në Vërmicë - Burimi i ujit natyral.

4. Në Poslisht - Burimi i ujit natyral.

5. Malsi e Re - Kompleksi i pishave

(Peizazh i mbrojtur me karakter botanik)

6. Humnera në Lubizhd të Hasit

(Monument i natyrës me karakter speleologjik)

7. Trungu i Vjosës

(Monument i natyrës më karakter botanik)

8. Trungu i dushkut (Quercus sp.)

(Monument i natyrës më karakter botanik)

9. Trungu i dushkut (Quercus sp.)

(Monument i natyrës më karakter botanik)

10. Liqeni karstik në Zym

(Monument i natyrës me karakter hidrologjik)

11. Shpella në Zym (Monument i natyrës me karakter speleologjik)

12. Trungu i dushkut në Romaj

(Monument i natyrës më karakter botanik)

13. Kompleksi i Trungjeve në Dedaj

(Monument i natyrës më karakter botanik)

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës

Lexo dhe:

Afër përfundimit të asfaltimit të rrugës Kuçicë-Cerpulë me gjatësi 13.5 km


Një lidhje e re jug me veri, një qasje e re përmes rrugës që nuk ka qenë funksionale deri më tani që lidh Skenderajn me Liqenin e Ujmanit e Zubin Potokun. Sa më shumë rrugë aq më shumë komunikim dhe kështu më shumë shërbime e siguri për qytetarët të cilët do të lëvizin lehtësisht e do të kursejnë kilometra të tëra.

Afër përfundimit të asfaltimit të rrugës Kuçicë-Cerpulë, me gjatësi rrugore prej 13.5 km, ku tashmë kemi përfunduar mbi 80% të punimeve, si pjesë e investimeve të vazhdueshme që po i bëjmë në Veri të vendit.

Në shërbim të qytetarëve për të lehtësuar komunikimin mes tyre e për të afruar banimet.

Lexo më shumë

Nënshkruam Deklaratën e Përbashkët për Bashkëpunimin Bilateral për Tranzicionin e Klimës dhe Energjisë, me Republikën Federale të Gjermanisë

Sapo nënshkruam Deklaratën e Përbashkët për Bashkëpunimin Bilateral për Tranzicionin e Klimës dhe Energjisë, me Republikën Federale të Gjermanisë.

Bashkë me Ministren Artane Rizvanolli dhe me Ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë, znj. Anna Lührmann, nënshkruam Deklaratën e Përbashkët për Bashkëpunimin Bilateral për “Tranzicionin e Klimës dhe Energjisë” në mes Ministrisë së Mjedisit, Plaifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Kosovës dhe Zyrës së Jashtme Federale të Republikës Federale të Gjermanisë.

Për MMPHI-në, kjo marrëveshje formalizon bashkëpunimin tonë me Qeverinë e Shtetit Gjerman në fushën e ndryshimeve klimatike dhe negociatat ndërkombëtare të ndryshimeve klimatike në të cilat Kosovës për dy vitet e fundit ju është mundësuar pjesëmarrja për herë të parë përmes ndihmës nga shteti Gjerman.

Përmes kësaj marrëveshje po riafirmojmë partneritetin e ngushtë që e kemi me Gjermaninë, në çdo fushë, në veçanti për Energji dhe Klimë. Do të vazhdojmë të punojmë bashkërisht për një të ardhme më të mirë të Kosovës dhe rajonit!

 

Lexo më shumë