Ka vazhduar sot mbjellja e drunjëve në aksin rrugor që të shpie tek Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës
Bashkë me Presidentën e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani dhe Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z.Faton Peci, u zotuam se do ta bëjmë edhe më të bukur e më të pastër ambientin përreth nesh, duke bërë kështu mbjelljen e 1 milion drunjëve.
Para një viti filluam mbjelljen nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, për të vazhduar sot me mbjelljet e drunjëve në aksin rrugor që të shpie tek Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Bashkëpunimi me qytetarë, biznese, komuna, e veçanërisht me mërgatën, për gjelbërim të mëtejshëm të vendit tonë, do të vazhdojë edhe më tej, sepse investimi më i mirë për vendin tonë është kujdesi që sot tregojmë ndaj mjedisit. Është obligim i gjithsecilit nga ne, që të angazhohemi për këtë detyrë të mirëfilltë patriotike.